Partia Demokratike e Sali Berishës vazhdon të mbajë “të karikuar” elektoratin e saj me shpresën imagjinare për të “Rrëzuar Edi Ramën” nga qeveria…
Fillimisht u premtua që përmbysja do të vinte në “shtator” por iku vjeshta, po ikën dimri dhe opozita vazhdon me të njëjtin avaz të vjetër. Sekretari për Diasporën në PD, Indrit Hoxha tha se protesta e 11 shkurtit do të jetë pa kthim, deri në largimin e kryeministrit Edi Rama, duke paralajmëruar për zgjedhje të parakohshme.
“Edi Rama do largohet me çdolloj mjete dhe mënyrë demokratike. Synimi është largimi i Ramës dhe vajtja drejt zgjedhjeve të parakohshme. Protesta do të jetë e pandalshme. Di të them që kjo është një protestë që pa ikur Rama nuk ndalon. Duhet të heqim Ramën, të përgatiten kushtet për zgjedhje të parakohshme”, tha Hoxha….