Gazetari Edi Paloka tallet me ambasadën amerikane, i kujton Kinën e komuniste…

0

Kreu i Këshillit Kombëtarë të PD-së, Edi Paloka ka bërë një krahasim të fotove të postuara në faqen zyrtare të ambasadës amerikane së fundmi me një fragment të shkrimtarit të njohur Ismail Kadare.

Ai ironizon marrëdhënien e ambasadës me qeverinë duke thënë se është njësoj si ftohja e marrëdhënieve ne Kinën në atë kohë.

Ai shkruan, se tashmë takimet e delegacioneve kanë ndryshuar, dikur i buzëqeshnin njëri-tjetrit ndërsa tani në fotot e fundit të ambasadës është kujdesur që mos të ketë asnjë buzëqeshje

“inën komunisterNuk e di se si, po këto fotot e postuara në faqen e ambasadës së fundmi, më kujtuan një fragment të Kadaresë ku përshkruan ftohjen e mardhënieve me Kinën në atë kohë.

Tregon se si ndryshuan njoftimet zyrtare mbas takimeve të delegacioneve dy paleshe që kaluan nga ; “ Takimi ishte i ngrohtë dhe miqësor” në “Delegacionet i buzeqeshën njëri tjetrit”.

Në fakt tek fotot e fundit të ambasadës janë kujdesur që të mos ketë asnjë buzeqeshje amerikane …”, shkruan Paloka në rrjete sociale.

Promoted Content

PËRGJIGJE

Ju lutem, shkruani komentin tuaj!
Ju lutem, shkruani emrin tuaj këtu