Gazeta e njohur amerikane, “Washington Post” shkruan sot se kryeministri Edi Rama është i zhytur deri në fyt në aferën e Charles McGonigal.
Sipas gazetës, McGonigal, ka marrë para për të çuar përpara interesat e kryeministrit Edi Rama.
Madje gazeta e madhe amerikane shkruan se në skemë janë përfshirë edhe ish-agjentë të tjerë.
“Puna e McGonigal në Shqipëri solli në orbitën e tij ish-agjentë të tjerë.
Të dhënat e kompanive në Shqipëri tregojnë se në shkurt 2019- pesë muaj pasi McGonigal u tërhoq nga FBI- ai dhe Neza blenë secili 25 përqind të aksioneve në një firmë hetimore me bazë në vend, e identifikuar nga të dhënat e kompanive shqiptare si ‘Laë Office & Investigation’.
Një tjetër partner në firmë ishte Mark Rossini, një ish-agjent i FBI-së, karriera e të cilit në fushën e zbatimit të ligjit përfundoi kur ai u shpall fajtor për akses të paligjshëm në dosjet e FBI-së në vitin 2007, ne emër të të dashurës së tij aktore.
Rossini është rishfaqur vitet e fundit si një konsulent ndërkombëtar- dhe ekspert për Shqipërinë, duke u shfaqur në intervista me mediat shqiptare për të paralajmëruar ndikimin rus mbi kundërshtarët politikë të Ramës.
Një person me njohuri për llogaritë e biznesit të Rossini-t tha se kompania shqiptare nuk kryente asnjë punë dhe nuk kishte asnjë klient.
Në gusht, Rossini u padit për korrupsion në një rast që përfshinte pagesa për guvernatorin e Porto Rikos. Ai është deklaruar i pafajshëm,” shkruan gazeta.
Por në skemën korruptive është i përfshirë edhe ish-drejtori i kundërzbulimit në zyrën e FBI në Nju Jork, Lou Bladel. Ky i fundit ishte drejtues përpara se këtë post ta marrte McGonigal.
Madje Bladel është i pranishëm në darkën e SHBA, ku merrte pjesë Edi Rama, McGonigal dhe Agron Neza.
Bladel ka marrë një kontratë të majme prej 375 mijë eurosh nga qeveria e Edi Ramës.