Pons Pilati dhe “Shën Thomai”

0

Shkruan Sokol Pepushaj

Edi Rama është në kulmin e arrogancës dhe abuzimit me pushtetin. Pas çdo skandali e krimi, para një opozite të dyshimtë, e kalon me një larje duarsh dhe një ofshame; “mos paça hak në jetën e popullit tim që përditë vidhet e sakatohet”

Vetëm Yuri Kim shihet si “Shën Thomai” që po jeton mosbesimin e vet. E ndjek kudo, edhe kur pushteti shtiret si i plagosur në luftë me mafien.

Në çdo kryqëzim, hajdutët e kriminelët kanë lënë shënimin se përjetuan “golgotën” e drejtësisë së Adriatik Llallës, Arben Krajës e janë gati të kalojnë edhe në “mejdanin” me Altin Dumanin.

Pra, hajdutët janë gjallë, nëpër zyrat e shtetit dhe shëndosh si kokrra e mollës.

2023 vjet më parë, Pons Pilati, pasi u befasua nga sukseset e Edi Ramës që gjithë krimet i kalon me larje duarsh dhe një “mos paça hak në jetën e popullit tim që përditë vidhet e  sakatohet”, urdhëroi kryqëzimin e Jezu Krishtit, mori legenin e la shprehjen që ju e dini; “Mos paça hak në vdekjen e këtij djali që po gozhdohet”.

Ja pra, tepsia e Edi Ramës, është legeni ku Pons Pilati ka larë duart.

Po nuk kemi vetëm tepsinë që kërkon studim të kujdesshëm. Na ka vënë në mendime edhe një numër telefoni që SPAK-u nuk guxon t’i çojë një zile, edhe pse lidhet me krime, vrasje.

Që ta sqarojmë edhe SPAK-un, edhe audiencën. Ai numër ka qenë i Pons Pilatit që pasi lau duart mbi kurmin e një djali 33 vjeç, tha, “këtë telefon nuk do përdorë tjetërkush, por do ja dhuroj Taulant Ballës”. Taulanti dhe Edi janë plot mistere.

Ky ‘Pons Pilati’ ynë është legjendë që do studiohet në librat e mafies.

E “vret” sot, në tre ditë ringjallet. Nga maja e Olimpit, ka pritur e përcjellë tre kryetarë opozite, tre Presidentë Republike, tre kryeprokurorë, tre ambasadorë amerikanë e po aq evropianë, tre drejtues të FBI-së, shtatë kryeministra të Italisë, gjashtë të Kosovës, tre Presidentë të SHBA-ve, tre Papë dhe tre drejtorë policie, prandaj ambasadorja Yuri Kim sot e gjithë ditën, vlerësohet si “Shën Tomai” që nuk u beson as syve të vet.

Rreth këtyre ngjarjeve rrotullohet historia.

Edhe sytë e Altin Dumanit, megjithëse të  lidhura me shami, nuk besohen si të sigurt sa kohe

Pons Pilati lan duar pas çdo skandali dhe e kalon me një “mos paça hak në jetën e popullit tim që përditë vidhet e sakatohet”.

Ngjarjet rrokin dy epoka, të Sali Berishës dhe Edi Ramës.

Te dy i kanë larë duart si Pons Pilati para shqiptarëve e ndërkombëtarëve. Nuk ndihen fajtor pse opozita është vrarë, pse bukën dhe plumbat mund t’i blesh në të njëjtin dyqan, se kafenë dhe hashashin i gjen në të njëjtin lokal, apo një kallëp dinamiti e rehaton në xhep si paketën e duhanit.

Pas “Golgotës” dhe “Holokaustit” të 32 viteve, shumëçka është siç nuk shihet ende.

Për sot, le të sillemi rreth temës;  Edi Rama lan duart si Pons Pilati, Yuri Kim është “Shën Thomai” që e ndjek./Pamfleti

Promoted Content

PËRGJIGJE

Ju lutem, shkruani komentin tuaj!
Ju lutem, shkruani emrin tuaj këtu