Shkruan Zef Ndreka
Pikërisht për çka u prononcua në KQZ, komisioneri Celibashi, duke marrë rolin e analistit politik të njëanshëm, duke u pozicionuar hapur në favor të non grat-ës Berisha, ditën e hënë, me dt 13 mars, grupi parlamentar i PD-së duhet të depozitojë urgjent kërkesën për shkarkimin e Celibashit nga detyra. Kjo duhet të jetë detyra e parë e grupit parlamentarëtë PD-së, që demokratët të shikojnë kundërpërgjigjen politike dhe ligjore ndaj shkelsëve të ligjit. Perceptimet e Celibashit të transmetuara live në tv u bënë qesharake në opinionin publik. Në fillim i morëm si një shaka apo nxitim i tij, por jo!
Trëkëndëshi i Bermudës shqiptare e paka instruktuar qartë komisionerin, për të përdorur perceptimet apo alibitë e tij, tërësisht në kundërshtim me ligjin, me Kodin zgjedhor. Ai ka thyer rëndë ligjin. Dyshja Berisha-Metaj pasi humbën vulën në gjykatën e Apelit me dt 3 mars, ja kanë hedhur topin Celibashit, për ta penguar PD-në zyrtare të regjistrohet në garën për pushtetin vëndor. Dhe Celbari foli, si një militant partie. Në rastin konkret, Celibashi si përfaqësues i trëkëndëshit të Bermudës, foli për ta eliminuar nga rregjistrimi PD-në duke dhënë ultimatume kohore, cinike. Alibitë e Celibashit për plotësimin e dokumentacioneve, është si alibia e tij që: Kryetar i PD-së të ishte Berisha! Sa rrënjë ka hedhur trëkëndëshi! Ka kapur edhe KQZ-në. Por Alibitë janë të paligjshme! Celbashi, bën interpretimet të pasakta, i ngatërron enkas me modelet made in Metaj , made in Berisha, made in Mehdiu dhe made in Rama.
Celibashi kështu mbetet minimalisht i turpëruar. Me deklaratën dhe sjelljet e tij ai ka përjashtuar dhei shkarkuar vetën. Nuk mund ta mbaje më askush. Ai është bërë një njollë e zezë me qëndrimet e tij përjashtuese, pa e patur të nevojshme. Lulzim Basha ka dhënë dorëheqjen dhe nuk mund të kthehet për hatër të Celibashit të ushtrojë detyrën e kryetarit të PD-së. PD-ja funksionon edhe pa Bashën kryetar. Funksionet e tij i ushtron Alibeaj, pasi Basha ia ka deleguar me noter të gjithë të drejtat.
Kështu Celibashi po krijon preçedentë me vlerësime e gabime duke gabuar në çështjet e ngritura, në mungesë të fakteve duke shkelur hapur ligjin. Me këtë që arrinë të guxoje e të sillet Celibashi, shkarkimi nga detyra është minimalja, më e drejta është edhe e drejta për denoncim penal ndaj tij, pasi ka treguar rrezik për pluralizmin politik dhe dëmtuar stabilitetin e vëndit.
Promoted Content