I dënuar me 400 vite burg për një grabitje, shpallet i pafajshëm

0

Një burrë i dënuar me 400 vjet burg është liruar pasi shteti i Floridës rihetoi rastin dhe përcaktoi se ai nuk kishte kryer grabitje me armë.

Sidney Holmes, tani 57 vjeç u lirua nga burgu pasi vuajti më shumë se 34 vite të dënimit. Të hënën ai doli nga burgu dhe nuk mund t’i mbante lotët kur u takua me familjarët

Nuk mund ta përshkruaj me fjalë. Unë nuk mund të kem kurrë urrejtje.

Një rihetim i plotë i rastit të grabitjes së armatosur të vitit 1988 që çoi në dënimin e Holmes “ngriti dyshime të arsyeshme rreth fajit të tij”. Holmes u arrestua në tetor 1988 pasi dyshohet se ishte shoferi i dy burrave të paidentifikuar që grabitën një burrë dhe një grua me armë jashtë një dyqani. Dy personat e paidentifikuar i vodhën makinën viktimës mashkull.

Holmes u gjykua në prill 1989 dhe u dënua me 400 vjet burg. Prokurorët në atë kohë i kishin kërkuar gjykatësit ta dënonte atë me 825 vjet. Holmes u dënua si një shkelës i zakonshëm, pasi ai ishte dënuar më parë për grabitje të armatosur për dy incidente të ndodhura në gusht 1984 në të cilat Holmes u deklarua fajtor.

Në vitin 2020, Holmes kontaktoi Njësinë e Shqyrtimit të Dënimeve të Prokurorit të Shtetit (CRU) duke pretenduar se ai ishte “i pafajshëm” për grabitjen e armatosur të dy personave jashtë një dyqani. CRU zbuloi se nuk ka “asnjë provë” që lidh Holmes me grabitjen, përveç një identifikimi të gabuar të tij dhe automjetit të përfshirë në grabitje.

Promoted Content

PËRGJIGJE

Ju lutem, shkruani komentin tuaj!
Ju lutem, shkruani emrin tuaj këtu