Shkruan Kristian Shkreli kandidat për kryetar Bashkie Vau i Dejës

Prej dy ditësh në Bra, Cuneo Itali, për t’ takuar me komunitetin e emegrantëve tanë, të cilët këanë dhënë kontribute jo vetëm në forcimin e ekonomisë sonë, por edhe janë intergruar si qytetarë italianë. Takimet tona, në kuadër të fushatës elektorale, janë të zjarrta dhe shumë nga banorët e Bashkisë së Vaut të Dejës, do të vijnë më 14 maj të votojnë për të ardhmen e familjarëve të tyre dhe të vetat, pasi investimet mund t’i orientojnë edhe në vendlindje.
Hapësira e bisedave është e madhe dhe aktivitetet të shumta, pasi zona jonë ka emigruar këtej.
Secili na priti mirë dhe kudo shkuam gjetëm një organizim dhe entuziazëm për fitore të zhgjedhjeve lokale.
Të gjithë do të bisedojnë me familjarët, miq e shokë që pas 14 majit këta emigrantë të investojnë dijet dhe paratë në vendlindje.
Diskutuam për resurset dhe mundësitë që ka Bashkia e Vaut të Dejës që të bëhemi një urë lidhëse ekonomike e kulturore. Komuniteti ynë në Itali ka ndërtuar jetesë të mirë e madje shumë edhe kanë ngritur biznesë.
Eksperiencat tona, pas 14 majit do të shkëmbehen në shërbim të komunitetit të Bashkisë Vau i Dejës.




















Promoted Content











