Erion Veliaj shtron Iftar për myslimanët, politikanët dhe diplomatët, pse fshehet Yuri Kim!?

Date:

Share post:

Me rastin e muajit të Shenjtë të Ramazanit, me para harami normalisht, pasi taksat dhe sherbimet e pesojnë, kreu i bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj shtroi një darkë Iftari për besimtarët dhe krerët e komunitetit mysliman, diplomatë, deputetë dhe anëtarë të Këshillit Bashkiak të Tiranës.

Ajo që bie në sy, është se mikja e Erion Veliajt, Yuri Kim është berë struc këto kohë. Ndoshta pret të mesojë ndonje gjë për çeshtjen McGonigal që po hetohet në USA.

Në fjalën e tij, Veliaj tha se muaji i Ramazanit është një muaj i veçantë, që i bën të gjithë më të dashur dhe më pozitivë me njëri-tjetrin.

“Ndonjëherë pyes veten, a mund të kishim çdo muaj Ramazan? E besoj se secili prej nesh mund ta marrë këtë vendim, për t’u sjellë çdo muaj me shenjtërinë që na dikton koha Ramazanit.

Kështu do të kishim një qytet, një shoqëri, një vend edhe më të begatë, më të bekuar, një shoqëri edhe më të dashur, me njerëz më tolerantë. Ndaj, uroj që çdo ditë e këtij qyteti, çdo ditë e kësaj shoqërie, çdo ditë e jetës sonë, të jetë një ditë që jetohet me këtë zell, me këtë përkushtim, me këtë çiltërsi, e me këtë dinjitet”, tha Veliaj.

Më tej Veliaj shtoi: “Ditët më të mira i kemi përpara! Por kur mendoj se jam ndoshta i fundit i asaj gjenerate që fenë e kishte të ndaluar, besimin e kishte të ndaluar, organizimi i iftarit do e çonte të gjithë këtë grupim prapa hekurave në ato vite, aty kuptojmë sa kemi ecur.

Jo gjithmonë kemi punuar për të ecur përpara, por kemi ecur shumë, kemi bërë një rrugë shumë, shumë të gjatë. Ndaj, besoj që rrugëtimin dhe ditët më të bukura, dashtë Zoti dhe dëshira e tij do t’i kemi përpara. Faleminderit dhe Zoti jua pranoftë!”

PËRGJIGJE

Ju lutem, shkruani komentin tuaj!
Ju lutem, shkruani emrin tuaj këtu

spot_img

Related articles

Kosova në cikël të pafund zgjedhjesh

Shkruan Zef Ndreka Takimi i sotëm mes Vetëvendosjes dhe LDK-së, pa arritur një marrëveshje, e zgjat edhe më tej...

Ermal Beqiri Shpirti Teknologjik i Trekëndëshit të Bermudës Rama–Berisha–Meta!

Shkruan Azgan Haklaj ​Në dinamikën e gjatë politike dhe institucionale në Shqipëri, nocioni i "Trekëndëshit të Bermudës" i emërtuar...

Gazetari shqiptar, Enrik Mehmeti, kur tributi zëvendëson pyetjet

Shkruan Ermira Kondo, gazetare e pavarur dhe mbrojtëse e të drejtave të njeriut "A mund ta mbrosh lirinë e...

Kardinali Ernest Troshani, ish-burgu i Spaçit, të persekutuarit e komunizmit dhe Zoti Trump

Shkruan Qamil Gjyrezi Para disa ditësh u zhvillua në oborrin e burgut të Spaçit një meshë e mbajtur nga...