Erion Veliaj shtron Iftar për myslimanët, politikanët dhe diplomatët, pse fshehet Yuri Kim!?

Date:

Share post:

Me rastin e muajit të Shenjtë të Ramazanit, me para harami normalisht, pasi taksat dhe sherbimet e pesojnë, kreu i bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj shtroi një darkë Iftari për besimtarët dhe krerët e komunitetit mysliman, diplomatë, deputetë dhe anëtarë të Këshillit Bashkiak të Tiranës.

Ajo që bie në sy, është se mikja e Erion Veliajt, Yuri Kim është berë struc këto kohë. Ndoshta pret të mesojë ndonje gjë për çeshtjen McGonigal që po hetohet në USA.

Në fjalën e tij, Veliaj tha se muaji i Ramazanit është një muaj i veçantë, që i bën të gjithë më të dashur dhe më pozitivë me njëri-tjetrin.

“Ndonjëherë pyes veten, a mund të kishim çdo muaj Ramazan? E besoj se secili prej nesh mund ta marrë këtë vendim, për t’u sjellë çdo muaj me shenjtërinë që na dikton koha Ramazanit.

Kështu do të kishim një qytet, një shoqëri, një vend edhe më të begatë, më të bekuar, një shoqëri edhe më të dashur, me njerëz më tolerantë. Ndaj, uroj që çdo ditë e këtij qyteti, çdo ditë e kësaj shoqërie, çdo ditë e jetës sonë, të jetë një ditë që jetohet me këtë zell, me këtë përkushtim, me këtë çiltërsi, e me këtë dinjitet”, tha Veliaj.

Më tej Veliaj shtoi: “Ditët më të mira i kemi përpara! Por kur mendoj se jam ndoshta i fundit i asaj gjenerate që fenë e kishte të ndaluar, besimin e kishte të ndaluar, organizimi i iftarit do e çonte të gjithë këtë grupim prapa hekurave në ato vite, aty kuptojmë sa kemi ecur.

Jo gjithmonë kemi punuar për të ecur përpara, por kemi ecur shumë, kemi bërë një rrugë shumë, shumë të gjatë. Ndaj, besoj që rrugëtimin dhe ditët më të bukura, dashtë Zoti dhe dëshira e tij do t’i kemi përpara. Faleminderit dhe Zoti jua pranoftë!”

PËRGJIGJE

Ju lutem, shkruani komentin tuaj!
Ju lutem, shkruani emrin tuaj këtu

spot_img

Related articles

“Rebele e bukurr”, nga poetja shqiptare Veronica Shkreli Pepushaj/ Koha, Gruaja dhe Liria: një lexim letrar, gjuhësor dhe filologjik

Nga rebelja e bukur te gruaja e lirë: kujtesa kulturore, qëndrueshmëria dhe fluturimi i shpirtit. Shkruan Ermira Kondo, gazetare...

Rebele e bukur

Shkruan Veronike Shkreli Pepushaj Rebele e bukur E shtrenjt kohë, në ty unë përqafu Rebele e bukur ç'qëllove për vete, Ndonjëherë ndodh...

Kosova pas Hagës, Çfarë do të bëjë politika?

Shkruan Zef Ndreka - Qeveria e Albin Kurtit duhet të japë një qëndrim të qartë. Çështja nuk mund të...

Deklaratë e konservatorëve mbi dënimin e luftëtarëve të UÇK-së nga Tribunali i Hagës

Republika e Shqipërisë. Partia Kombëtare Konservatore Albania. DEKLARATË Gjykata Speciale e Republikës së Kosovës dënoi sot me vite të gjata burgimi...