Shembet pallati në Marsejë, zjarri pengon evakuimet

0

Një pallat 4-katësh është shembur në orët e vona të mbrëmjes në Marsejë të Francës, për motive ende të paqarta.

Në momentet e shembjes, një flakë e madhe ka përfshirë pallatin që ndodhet në rrugën Tivoli të qytetit francez, që e ka bërë të pamundur ndërhyrjen e forcave të kërkim shpëtimit, për evakuimin e personave nën rrënoja.

Deri tani 11 persona janë dërguar në spital, mes të cilëve dy fëmijë, ndërkohë që të tjerë mendohet të jenë të bllokuar. Shkaku i rrëzimit të pallatit është ende i paqartë.

Shefi i zjarrfikësve deklaron se më shumë se 100 efektivë janë angazhuar për shuarjen e flakëve, të cilët po luftojnë me kohën, për të ndihmuar personat në vështirësi.

Aktualisht, të gjitha rrugët që të çojnë drejt pallatit të shembur janë rrethuar nga policia

Promoted Content

PËRGJIGJE

Ju lutem, shkruani komentin tuaj!
Ju lutem, shkruani emrin tuaj këtu