Shkruan Zef Ndreka
Ndryshe, do të shohim në qeverisjen vendore, në pushtetin ekzekutiv dhe në parlament, shumicë të theksuar socialiste.
Çdo lëvizje që organizohet për të mbajtur ndezur betejën e luftës brënda PD-së, ka si mision mbajtjen peng të saj duke mashtruar demokratët e stërlodhur.
Për këtë, Basha para një viti e dha mesazhin duke u dorëhequr!
Por nuk mjaftoi për Berishën hallemadh të bënte të njëjtin gjest!
Sot nuk po analizojmë veprimin e një viti më parë të Bashës, apo rikthimin e tij të mundshëm.
Duke njohur mirë Berishën, e dinim se ngjarjet do të rridhnin kështu. E ka ditur edhe Basha vetë. PD-ja do të humbiste që në betejën e parë përballë Edi Ramës.
Argumente për këtë konkluzion kemi plot. Por më kryesori mbetët non grata. Mbetët Berisha i cili nuk gjeti forcë e kurajo të vinte interesat e PD-së mbi ato përsonale.
Madje, e përdori një pjesë të madhe të PD-së në luftë të hapur me SHBA-të.
Berisha, çfarë ka mbjellur në 32 vite, ka korrur që nga 2013-ta.
Qëndrimi kokëfortë i tij përballë shumë mumjeve të foltorës, veçse e thellon betejën brënda llojit në PD.
Dalja në skenë e Bashës duhet përshëndetur, por në anën tjetër elektorati i foltorës shtrëngon radhët rreth Berishës duke zgjatur pa fund betejën apo garën e asimilimit brënda llojit.
Mbetët variant vetëm dorëheqja e Berishës, i cili jo vetëm për shkak të moshën biologjike, por për shkak të mbylljes totale të kontakteve me botën perëndimore, euroatlantike. I është mbyllur dera. Foltorja ka mbetur me një zot shtëpie që nuk i flet e nuk e përshëndet askush. Foltoristët kanë mbetur si jetike.
Dorëheqja e Berishës, largimi një orë e më parë i tij do të pushoje betejën e nisur dy vite më parë.
Vetëm atëherë demokratët e foltorës do ta kuptojnë se nuk janë jetim, vetëm atëherë do të kuptojnë se po mbaron “beteja”, fillon bashkimi dhe shpresat për të përmbysur me votë Edi Ramën.
Sa të ketë beteja brënda PD-së, Edi Rama noton i qetë në kënetën e tij të qelbur, mbushur me zhapik, me bretkoca, me ngjala etj.
Është koha që duhet menduar për PD-në, për të ardhmën e saj, për të ardhmën e fëmijëve tanë, për të ardhmën e Shqipërisë.
Promoted Content











