Konfiskohen armë e targa të Novi Pazarit në Mitrovicë të Veriut, i dyshuari shoqërohet në polici

0

Një veturë e dyshimtë është hasur në rrugën e njohur si “Tre Rrokaqiejtë” për keqpërdorim të targave.

Pas identifikimit dhe kontrollit që është bërë nga njësitet policore, është gjetur dhe konfiskuar një armë zjarri.

Zëvendësdrejtori i policisë në veri, Veton Elshani e ka konfirmuar se një i dyshuar është shoqëruar në polici për intervistim.

Ndërsa në lidhje me rastin është njoftuar edhe Prokuroria Themelore në Mitrovicë, dhe me urdhër të prokurorit kujdestar, është konfiskuar arma dhe targat.

Promoted Content

PËRGJIGJE

Ju lutem, shkruani komentin tuaj!
Ju lutem, shkruani emrin tuaj këtu