Këngëtarja Fjolla Morina ka risjellë në vëmendje rastin e Ervis Martinaj. Fati i tij ka mbetur një mister që prej gushtit të një viti më parë, disa thonë se ai mund të jetë ekzekutuar ndërsa të tjerë thonë se ai është ende gjallë.
“Me anë të një postimi në rrjetin social instagram këngëtarja Fjolla Morina pretendon se ajo e di se kush fshihet pas zhdukjes së Ervis Martinaj, sipas saj ky është një person nga Kavaja me inicialet D.K. nga Shijaku.
Ky është personi që bashkë me këlyshët e Ramushit e dinë se ku e kanë çuar Ervis Martinajn dhe çfarë i kanë bërë, edhe mua çfarë më kanë bërë deri më sot”, shkruan ajo, duke shpjeguar se ora që ajo ka në dorë në foton e postuar i është dhënë nga Ervis Martinaj.