Gara në për bashkinë e Rrogozhinës midis Memollës(PS) dhe Hoxhës(Koalicioni Bashkë Fitojmë) fillon sot/ Kush fiton? Sondazhet e Newsalbania nxjerrin favorit Memollën

0

Sot nis fushata për zgjedhjet në Rrogozhinë dhe kandidatët kanë 12 ditë kohë për fushatë.

Kandidati i Partisë Socialiste Edison Memolla dhe ai i Koalicionit Bashkë Fitojmë Shkëlqim Hoxha do të tregojnë për të dytën herë forcat pasi zgjedhjet e 14 majit u konsideruan të pavlefshme nga Kolegji Zgjedhor.

Sipas afateve të përcaktuara nga KQZ, komisionarët nga PS e “Bashkë Fitojmë”, të vetmit që marrin pjesë në përsëritjen e zgjedhjeve, do t’i dorëzojnë deri në datën 13 korrik, ndërsa anëtarët e grupeve të numërimeve të votave deri më datë 17 korrik.

Ndërkohë kryekomisioneri Ilirjan Celibashi miratoi edhe fletën e votimit që do të përdoret në zgjedhjet e 23 korrikut në Rrogozhinë.

Zgjedhësit në Bashkinë Rrogozhinë u thirrën sërish në votime, pasi Kolegji Zgjedhor në fund të betejës ligjore të kandidatit të “Bashkë Fitojmë” Shkëlqim Hoxhës pranoi argumentimet e tij se procesi zgjedhor pati shkelje, duke shpallur të pavlefshme zgjedhjet e 14 majit e duke urdhëruar përsëritjen e tyre.

Promoted Content

PËRGJIGJE

Ju lutem, shkruani komentin tuaj!
Ju lutem, shkruani emrin tuaj këtu