Arrestimi i Arben Ahmetajt u bë për llogari të kapobandës së inceneratorëve Mirel Mertiri

Date:

Share post:

Shkruan Gjergj Zefi

Fatmir Mediu po hetohet në gjendje të lirë për vrasjen e 26 personave, plagosjen e 300 të tjerëve si dhe për shkatërrimin e pronës në vlera të pallogaritshme; ndërsa kërkohet me urgjencë arrestimi i Arben Ahmetajt për korrupsion pasiv…
E njëjta gjë po ndodh me Ilir Metën dhe të shoqen, me Berishën dhe të bijtë…
Asnjëri nuk flet në kampin socialist…
“Larg b*thes sime!”, thonë të gjithë kur i pyet…
Kush e ka radhën…?
Këtë e artikulojnë të gjithë. Është e qartë se të gjithë i janë nënshtruar zemërimit të Zeusit…
Të gjithë përpiqen të bindin veten se “nuk e ka me mua”.
Të gjithë janë kthyer në viktima të egocentrizmit, skizofrenisë, narcizmit dhe urrejtjes patalogjike të një njeriu të vetëm, i cili është kthyer në një dispeçer të trafikut të influencave të mafies.
Bledi Çuçin e vuri dhe e hoqi mafia, ngjarja e neveritshme e Rrajave u filmua me regji; Safeti dhe Vangjush Dako janë viktimat e përplasjes së grupeve mafioze në Durrës dhe në Kukës. Po ashtu edhe Ard Çela.
Ngutja për arrestimin e Arben Ahmetajt u bë për llogari të kapobandës së inceneratorëve Mirel Mertiri; edhe emërimi i Taulant Ballës u bë për të balancuar influencën gjithmonë e në rritje të mantenutës së kriminelëve Belinda Balluku…
Fundi daltë hajër, po ky vend po bëhet i pajetueshëm…

PËRGJIGJE

Ju lutem, shkruani komentin tuaj!
Ju lutem, shkruani emrin tuaj këtu

spot_img

Related articles

Lezha, fidanishtja e piktorëve të vendit!

Shkruan Zef Ndreka Lezha mbetet një fidanishte e rëndësishme e piktorëve shqiptarë. Këtë e dëshmoi edhe një herë ekspozita...

Gazetari Isa Myzyraj: Më fyen dhe kërcënuan 2 deputetë gangsterë të PS

Gazetari Isa Myzyraj, drejtues i Asociacionit të Gazetarëve të Shqipërisë njoftoi në rrjetet sociale se është fyer dhe...

Në Shqipëri, 80 vite eksperimente dhe një demokraci që ende nuk po lind

Shkruan Zef Ndreka Në 80 vitet e fundit, Shqipëria ka kaluar nëpër dy eksperimente të mëdha politike. I pari...