Nurellari sulmon Albin Kurtin: Si u motivua dhuna në Kuvend

0

Politologu Adri Nurellari foli në lidhje me dhunën që ndodhi ditën e sotme në Kuvendin e Kosovës.

I ftuar në emisionin ‘Now’ në Euronews Albania, ai theksoi se indinjata ishte e motivuar pasi sipas tij kreu i qeverisë së Kosovës Albin Kurti ka refuzuar SHBA dhe ka bashkëpunuar me Listën Serbe.

“Ishte kaluar një seancë shumë e tensionuar. Kishin kaluar dy skandale të mëdha. Bëhet fjalë për një parti që i ka sulmuar rivalët politikë duke i akuzuar se kanë bashkapunuar me serbët. Ajo parti që ka promovuar deri dje bashkim kombëtar, refuzon të koordinohet me SHBA dhe refuzon të takojë Ramën dhe shkon bashkëpunon me Listën serbe, të damkosur si ‘non grata’. Kemi dëgjuar se ai u është ankuar këtyre individëve dhe për veteranët dhe për Enver Zyberën. Situata ka qenë e rëndë dhe indinjata ka qenë e motivuar”- tha ai.

Promoted Content

PËRGJIGJE

Ju lutem, shkruani komentin tuaj!
Ju lutem, shkruani emrin tuaj këtu