Varfërimi i shqiptarëve

0

Shkruan Zef Ndreka

Shqiptarët po varfërohen vit pas viti. Shkak janë keq menaxhimet e fondeve dhe korrupsioni.
Në keq menaxhimet, sidomos me buxhetin e shtetit, kanë abuzuar nëpunësit e pa aftë, me diploma fallco apo të blera, pa arsim përkatës apo të përzgjedhurit nga Partia për benefice politike. Kryesisht ato janë militantët e partive që gabojnë edhe me dashje, duke menduar suportin apo mbështetjen politike dhe duke u indikacionet nga shefat e tyre në qeveri si abuzojnë.
Nga ana tjetër, është korrupsioni i ngulitur fort në çdo qelizë të ekonomisë.
Korrupsionin galopant në Shqipëri e bëjnë ministrat e qeverisë më bekimin e kryeministrit Edi Rama.
Rasti i inçeneratorëve është më flagranti, ku e gjithë qeveria dhe strukturat poshtë saj janë kapur gafil në vjedhje.
Por një zë të rëndësishëm në varfërimin e shqiptarëve janë faturat e Gjykatave Ndërkombëtare, që rëndojnë shumë buxhetin e shtetit, të cilat po rritet vit pas viti si rrjedhojë e gabimeve që ka bërë qeveria shqiptare në marrëdhëniet financiare kontraktuale me kompani të ndryshme.
Ministria e Financave e pranoi në raportin e saj, se deri në fund të qërshorit 2023 fatura totale që duhet paguar nga buxheti arriti në 214.4 milionë euro, nga cilat 21.7 milionë euro janë vendime të Gjykatës Ndërkombëtare për të drejtat e Njeriut dhe kryesisht janë në favor të ish pronarëve dhe 192.7 milionë euro të tjera rrjedhin nga vendimet e Gjykatës Ndërkombëtarë të Arbitrazhit që janë investitorë dhe që kishin kontrata me qeverinë shqiptare.
Publikimet e Ministrisë së Financave, tregojnë se në totalin e192.7 milionë euro për vendimet e Arbitrazhit, shuma më e lartë është ajo për çështjen Becchetti, për të cilën tigri i Financave dhe kryeministri Rama patën deklaruar se nuk do të paguajnë as një cen!
Por qeveria shqiptare e ka pranuar tashme si detyrim gjyqin e fituar nga Becchetti me vlerën 108 milionë euro, por Financat nuk e kanë faturuar akoma.
Krahas detyrimit, janë edhe 5.1 milionë euro kosto ligjore për këtë arbitrazh.
Detyrimi i dytë më i lartë është ai i kompanisë greke të rrugëve me 42.9 milionë euro.
Detyrimi i tretë më i lartë i njohur, është ai i GBC OIl Company ndaj Ministrisë së Industrisë dhe Energjisë, AKBN dhe Albpetrol, me 13.4 milionë euro.
Këto të tre institucione kanë dhe kosto ligjore prej gati 8 milionë eurosh për procedurat e përfaqësimit për dy çështje.
Në total, vetëm kostot ligjore për mbrojtjen e çështjeve të ndryshme në Arbitrazh kanë arritur në rreth 26 milionë euro.
Ministria e Financave deklaroi se, vendimet e Arbitrazhit kanë të bëjnë me vendimet e formës së prerë për zgjidhjen e konflikteve në mosmarrëveshjet dy ose shumëpalëshe, në ngarkim të shtetit shqiptar. Duke pasur parasysh efektet e rënda financiare që bien mbi shoqërinë nga këto vendime, ato vlerësohen me risk të konsiderueshëm për buxhetin e shtetit.
Sipas Ministrisë së Financave, në rastet kur palë e paditur cilësohet “shteti shqiptar” apo “qeveria shqiptare”, këto vendime likuidohen përmes buxhetit ose Fondit Rezervë të buxhetit të shtetit, nëse lind nevoja.
Në këto kushte përgjegjësia bie 100% mbi qeverinë, mbi tekat e ministrave dhe Edi Ramës.
Me 215 milion euro, mund të bëheshin spitale, shkolla e çerdhe për fëmijët, të përmirësoheshin shërbimet, të përmiresohej infrastruktura, të rriteshin sado pak pensione etj etj.
Por më e keqja është se qeveria dhe Edi Rama nuk mbajnë as përgjegjësi. Përkundrazi, gjithë ditën e harxhojnë nëpër portale e tv të ndryshme duke shitur drejtësi tek shqiptarët.
Përgjegjësitë në këto raste nuk janë vetëm politike, por edhe penale, për të cilat SPAK-u nuk duket të jetë në nivelin që pritet.
Situata politike në Shqipëri kërkon pa tjetër ndryshime. Opozita aktuale e përçarë nuk është në gjendje të bëjë përmbysje.
Goditjet e merituara pritën dhe duhet të bëhen nga lart!
Këtu kam parasysh ndërhyrjet e SHBA-ve në strukturat e drejtësisë…

Promoted Content

PËRGJIGJE

Ju lutem, shkruani komentin tuaj!
Ju lutem, shkruani emrin tuaj këtu