U shfaq Presidenti, nuk paska humbur!

0

Shkruan Zef Ndreka

Se Presidenti i vendit do të ishte një mumje e gjallë, e kishim menduar sapo ai papritmas u përzgjodh dhe u votua në rrjesht nga deputetët e Kuvendit për postin e Presidentit të Shqipërisë.
Presidenti u betua për të kryer detyrën mbështetur në Kushtetutë!
Por çfarë ka bërë ai deri më sot?!
Asgjë. E kemi parë vetëm duke shëtitur me paratë e taksapaguesve shqiptarë, vetëm kaq. Ai duket hapur se është një vegël qorre e perzgjedhur nga rilindja.
Fakti se ai nuk ishte pjesëmarrës në mbërritjen e Clinton në Tiranë, e tregon qartë varësinë e tij. Edi Rama e ka urdhëruar të qëndrojë në zyrë atë ditë. Dhe Presidenti si ushtarak i bindur e zbatoi urdhërin!
Sepse, Edi Rama e ka përzgjedhur si kukull pa vlera njerëzore që ta këtë veglën e tij.
Çfarë i donte dhe si i justifikon ai gjithë atë staf me vete në Itali?!
Kishte frikë nga Papa Francesco?!
Apo donte të imitonte Kadaf-in kur u shfaq në Itali me 30 gra?!
A jeton në Shqipëri ky Presidenti ynë?!
A shikon dhe a informohet per skandalet e pa numërta të qeverisë?!
A e shikon ky Presidenti ynë korrupsionin që I zuri frymën shqiptarëve?!
Përse nuk reagon siç ja dikton e drejta kushtetuese e tij?!
Përse nuk guxon ky President të shpërndajë Parlamentin kur shikon se tërë qeveria është kapur në vjedhje dhe nuk ka zgjidhje tjeter veçse të futën në burg?!
Presidenti Begaj, ka zgjedhur vetë të jetë vasali i qeverisë, i Edi Ramës, duke mos i “trazuar” ujrat e duke mos kryer detyrën si kreu i shtetit!
Ky është turpi i tij, turpi i politikës shqiptare, turpi i shqiptarëve.
Pa aftësia e tij po uluret…

Promoted Content

PËRGJIGJE

Ju lutem, shkruani komentin tuaj!
Ju lutem, shkruani emrin tuaj këtu