Ramë inçeneratori!

0

Shkruan Zef Ndreka

Nuk kuptoj përse i bien verdallë SPAK-u, analistët, gazetarët, opinionistët, problemit të inçeneratorëve.
Problemi është shumë i thjeshtë dhe përmblidhet me dy fjalë: Ramë inçeneratori.
Korrupsioni me tre inçeneratorët në Shqipëri ka vetëm një kokë, Edvin Ramën, kryeministrin e vendit. Të gjithë të tjerët janë aktorë të përzier në korrupsion për të ndarë e fituar llokmat.
Jo se janë të pa fajshëm Veliaj në Tiranë, kryetari i Bashkisë së Elbasanit, kryetari i Bashkisë së Fierit, ministra apo deputetë të perzier në aferat korruptive. As kompanitë që edhe sot e kësaj dite i kanë pronarët në kërkim ndërkombëtarë dhe marrin nga 80 mijë euro në ditë nga taksat e shqiptarëve…
As Ahmetaj që u arratis, duke pranuar në heshtje një pjesë të fajit…
Inçeneratorët kanë vetëm një emër: Edi Rama.
Ai është i pari dhe i fundit përgjegjës që duhet dënuar.
Përse kanë frikë ta artikulojnë emrin e tij?!
A nuk urdhëroi ai miratimin brënda ditës të mbi 15 vendimeve të qeverisë për inçeneratorët?!
E pa parë kjo!
Përse SPAK-u nuk e kap demin për brirësh, por i vjen rrotull?!
Nga se ka frikë SPAK-u?!
Ka frikë se bie qeveria?!- punë e madhe. Edhe një pensionist të marrësh nga rruga e ta emërosh Kryeministër, do të bëjë më mirë se Rama.
Skandalet e një pas njëshme me ekonominë, me politikën e jashtme, konkretisht me Kosovën e Serbinë, me korrupsionin në bujqësi e nëpër bashki të ndryshme, në shëndetësi, në rend dhe në çdo ministri, duhet ta kishte vënë Kryeministrin Edi Rama përballë faktit të kryer të dorëheqjes.
Por nuk e lejojnë oligarkët, mafia. E mban në këmbë opozita e dobët, e mban Sali Berisha dhe I.Metaj.
Me gjithë këto skandale, dhe përsëri Edi Rama të qëndrojë ende në pushtet, është turpi i opozitës së përçarë, por edhe turpi i popullit nga ana tjetër.
Qeveria oligarke e Rama inçeneratorit, në një formë apo një tjetër do të bjerë.
Do ishte e udhës ta rrëzonin votat, por gjasa janë që ai të mund të qëndrojë përsëri në këmbë për shkak të mekanizmit të ngritur me të korruptuar, me patronazhistë, me administratë, me para të drogës e korrupsionit, me polici, me blerje votash, etj.
Për ta përmbysur Edi Ramën kërkohet përleshje dhëmb për dhëmb, kërkohet forcë, madje edhe dhunë në kuptimin e mos dokortësisë qytetare me rregjimin.
Por në mungesë të të gjitha këtyre, një dorë tjetër më e fortë se opozita duhet të ndërhyjë.
Të largohet e të gjykohet Edi Rama. Të ngrihet një qeveri teknike siç e kemi përmendur disa herë për të shkuar në zgjedhje të lira, ku vullneti i popullit të vendosë për qeverisjen.
Kjo dorë e fortë është vetëm Amerika!

Promoted Content

PËRGJIGJE

Ju lutem, shkruani komentin tuaj!
Ju lutem, shkruani emrin tuaj këtu