Rrogozhina voton të majtën, Edison Memolla fiton përballë Shkëlqim Hoxhës të opozitës

0

Rrogozhina ka mbetur e majtë. Edison Memolla ka korrur fitore në zgjedhjet e mbajtura një ditë më parë, duke mundur me shumë vota diferencë kandidatin e opozitës Shkëlqim Hoxha

Sipas të dhënave të KQZ, Edison Memolla mori 6658 vota ose 57.58 % të tyre dhe Shkëlqim Hoxha 4906 vota ose 42.42 %. Pra kemi një diferencë prej 1752 votash, ndryshe nga sa ndodhi më 14 maj, ku pas rinumërimit diferenca ishte 21 vota.

Pas mbylljes së numërimit, foli për mediat vetë Edison Memolla, duke falënderuar qytetarët që i dhanë një tjetër mandat.

Kam një falënderim për popullin e Rrogozhinës të majtë e të djathtë që më besuan. Ju jam mirënjohës atyre për të gjithë mbështetjen, të gjithë bashkëpunëtorët e mi dhe familjarët e mi. Surpriza nuk kishte ne morëm mesazhin e 14 majit, për defektet që kishim dhe tani mësuam nga gabimet dhe në këto 2 muaj punuam fort. Kishim mundësi të rikuperonim dhe të kërkonim ndjesë. Rezultati tregoi që ja dolëm. Kjo tregon që programi ynë ka qenë më i mirë se programi i atij tjetrit. Gjatë kësaj kohe ka qenë një fushatë shtëpi më shtëpi, ka qenë kjo gjë që ne na kanë ndikuar. Kanë qenë dy muaj punë intensive duke kërkuar dorën e bashkëpunimit për ta kthyer në punë. Zotimi im më i madh kthimi i Rrogozhinës në një qytet elitar”, tha Memolla.

Rrogozhina mbetet e majtë, Edison Memolla fiton përballë

Vendimi për përsëritjen e zgjedhjeve u mor pas padisë së koalicionit opozitar “Bashkë Fitojmë”, që kontestonte rezultatin përfundimtar të këtyre zgjedhjeve dhe vendimin e KAS për njohjen e tyre. Ishte Kolegji Zgjedhor që vendosi ripërtëritjen e tyre, duke qenë se pas rinumërimit të kutisë së burgut, doli se rezultati ishte shumë i ngushtë.

Në zgjedhjet e 14 majit, në Rrogozhinë morën pjesë në votime rreth 11 mijë votues. Edison Memolla i Partisë Socialiste fitoi me 5129 vota përkundrejt  5108 vota të Shkëlqim Hoxhës të ‘Bashkë Fitojmë’, me vetëm 21 vota diferencë.

Por këtë herë duket se qytetarët kanë votuar ndryshe, ndoshta duke parë dhe rezultatin e 14 majit në rang kombëtar.

Promoted Content

PËRGJIGJE

Ju lutem, shkruani komentin tuaj!
Ju lutem, shkruani emrin tuaj këtu