SPAK, Neritan Nallbati i pagoi 7 milionë euro Çuçit për të marrë postin e drejtorit të Policisë Kriminale

Date:

Share post:

Kryetari i PD, Sali Berisha denoncoi në konferencën e djeshme, kriminalizimin e drejtuesve të lartë të Policisë së Shtetit. Reagimi i tij erdhi pas arrestimit të Oltion Bistrit, që mbante postin e lartë të drejtuesit të Forcave Operacionale deri vonë.

“Olti Bistri njihet në botën e krimit me pseudonimin Çami. Ish-shefi i komisariatit në Pogradec, dhe më pas në Forcat Operacionale, dhe i kërkuar në Maqedoni për trafik të lëndëve narkotike në Maqedoni. I kërkohen shenjat e gishtave dhe është i akuzuar për trafik droge. Jahti luksoz i kapur në Greqi është i Olti Bistrit dhe çantat e hashashit janë me mbishkrimin ‘C’ Çami. Ka lidhje me të gjitha strukturat e trafikimit të lëndëve narkotike, mjetet e komunikimit që përdor janë telefonat e dekriptuar, fatmirësisht telefonat e deshifruar,” tha Berisha.

Por kreu i PD denoncoi sërish edhe Neritan Nallbatin, që mban aktualisht postin e drejtorit të Policisë Kriminale.

“Flitet se Neritan Nallbati, i cili është krahu i ’Hakmarrjes për drejtësi’ i ka paguar për pozicionin e tij, 7 mln euro Çuçit të familjes.

Njeriu, në territorin e të cilit u instalua uzina më e madhe e kokainës në Ballkan, në Xibrakë, ku ishte direkt i implikuar Olsi Rama, njeriu që përcolli me makinën e tij Gentian Xhixhën dhe unë kam këtu, të gjitha udhëtimet që ka bërë me makinën e drogës Olsi Rama, ky në vend që të nxirret jashtë policie dhe të penalizohej, u vu drejtor i Policisë në Durrës dhe tani është drejtori më i rëndësishëm i Policisë në Shqipëri”, tha Berisha.

PËRGJIGJE

Ju lutem, shkruani komentin tuaj!
Ju lutem, shkruani emrin tuaj këtu

spot_img

Related articles

Sot, një ditë e veçantë në Spaç të Mirditës

Shkruan Zef Ndreka Që në mëngjes herët, sapo zbardhi dita, rreth orës 05:30, e nisëm me kafenë e parë...

Mëkatet e Ballukut: Pse SPAK nuk e arreston? Avokati sjell faktet: Dosja ka elemente korrupsioni

https://www.youtube.com/watch?v=ePz0t5f8wHI&list=PLKoaE_gtE1r2g9ks353qyeF0IcU0f-unI&index=6

Itinerar si në filma i Ermal Beqirajt/ Kush fshihet pas? Detajet: Pasuri dhe takimet sekrete të SPAK

https://www.youtube.com/watch?v=B4RU73B0Ulg&list=PLKoaE_gtE1r2g9ks353qyeF0IcU0f-unI&index=6  

Siguria kombëtare – interesi më i lartë i Shqipërisë

Shkruan Zef Ndreka Agron Shehaj të hetohet deri në fund dhe ti hiqet imuniteti. Siguria kombëtare nuk është pronë e...