“SPAK analfabet”/ Në fletë-thirrjen për qytetarët s’ka elementët zyrtarë, shkrimi me gabime

0

Politologu Afrim Krasniqi ka analizuar fletë thirrjen që SPAK/BKH, i ka dërguar një qytetari në kuadër të hetimeve të cilat po kryen lidhur me skandalin e “check-up”.

I shokuar nga formati i letrës, Krasniqi ka theksuar mungesat që kjo fletë- thirrje ka, duke nisur nga elementët zyrtare, si adresa, kontakti deri te gabimet drejtshkrimore, të cilat vlen për tu përmendur që janë të shumta.

“Lajm i mirë që SPAK po heton skandalin e “check-up”, krimi me shëndetin nuk është vetëm korrupsion, por i shokuar nga formati i letrës së SPAK/BKH. I mungojnë elementët zyrtarë, adresa & kontakti, protokolli, etika & respekti për qytetarin dhe ka gabime drejtshkrimore me shumicë!”, shkruan Krasniqi

Promoted Content

PËRGJIGJE

Ju lutem, shkruani komentin tuaj!
Ju lutem, shkruani emrin tuaj këtu