Gazetari Robert Papa, duke folur në lidhje me çështjen “McGonigal”, ku përmendet dhe emri i kreut të qeverisë, tha se ekziston mundësia që Rama të ndalohet sapo të shkojë në New York.
Në një intervistë për Euronews Albania, ai theksoi se Rama është ngatërruar dy herë, njëherë ka mbledhur informacione ndëshkuese për të futur në listën e zezë një person, si dhe ka kërkuar që të hetohej një lobist amerikan.
“Nga burimet që unë kam, Rama është ngatërruar dy herë. Në rastin e letrave që unë kam thuhet që gjykatësja do e ndëshkojë atë sepse ka ndërhyrë për të organizuar një takim për një zyrtar të OKB me një njeri të Deripaskës, gjithashtu ka mbledhur informacione ndëshkuese ndaj një rivali të Deripaskës për ta futur te lista e zezë dhe ‘non grata’, kemi të drejtë të spekulojmë që këtë mund ta ketë bërë me Berishën. Për sa i përket parave të marra nga personi A, që ka dalë Nezaj, janë 225 mijë, por është dhe një shumë 500 mijë dollarë dhe pikërisht këtu kanë filluar dhe hetimet ndaj tij, janë tërësisht me lidhjen shqiptare ku padiskutim i akuzuari i madh është dhe Duçka. Rama i ka kërkuar që të hetohej një lobist amerikan që në dosje del se ka qenë Muzin për llogari të Bashës. Nuk është mbyllur hetimi ende ndaj Bashës”, tha ai.