Vitin tjeter të ardhurat për individët tregtarë dhe të vetëpunësuarit do të tatohen me 15%

0

Nga viti i ardhshëm, individët tregtarë dhe të vetëpunësuarit do të duhet të paguajnë më shumë taksa, në formën e tatimit mbi të ardhurat nga biznesi, ndonëse taksa për biznesin e vogël do të vijojë të mbetet zero. Psh, për të vetëpunësuarit me qarkullim vjetor 10 milionë lekë, tatami mbi të ardhurat do të arrijë në rreth 1 milionë lekë në vit.

Të gjithë individët tregtarë dhe të vetëpunësuarit, përfshirë profesionet e lira do të tatohen me 15% për të ardhurat e tyre nga biznesi, sipas draftit të ri të rishikuar të tatimit mbi të ardhurat. Në ndryshim nga drafti fillestar, tatimi do të jetë fiks 15%, jo i përshkallëzuar deri në 23% për të ardhurat mbi 2.4 milionë lekë, siç është për të ardhurat nga punësimi.

Individët tregtarë dhe të vetëpunësuarit do të tatohen mbi të ardhurat nga biznesi, pasi tu njihen shpenzimet nga 30% deri në 90%, sipas llojit të biznesit, si më poshtë:

Nëse qarkullimi i individit tregtar ose të vetëpunësuar nuk i kalon 10,000,000 Lekë në vit, ata kanë të drejtë që nga të ardhurat e biznesit, të zbresë shpenzimet e supozuara në një shumë të vetme si më poshtë, pa mbajtur regjistrime në kontabilitet.a) 60 % të të ardhurave për veprimtaritë prodhuese;b) 90 % të të ardhurave për veprimtaritë e tregtimit me shumicë;c) 70 % të të ardhurave për veprimtaritë e tregtimit me pakicë të mallrave dhe transportit individual;d) 60 % të të ardhurave për veprimtaritë bare, restorante, disko etj, të kësaj natyre;e) 50 % të të ardhurave për veprimtaritë e shërbimeve, veprimtarite artizanale dhe atyre zejtare

Psh, nëse një i vetëpunësuar ka 8 milionë lekë në vit qarkullim vjetor, do tí njihen shpenzime prej 2.4 milionë lekësh dhe do tatohet 15% për pjesën e mbetur prej 5.6 milionë lekësh, duke paguar në fund të vitit 840 mijë lekë tatim mbi të ardhurat, ose 70 mijë lekë në muaj. Për të ardhurat prej 10 milionë lekësh, tatimi vjetor arrin në 1 milionë lekë në vit, ose 87.5 mijë lekë në muaj.

Deri tani, të vetëpunësuarit paguanin zero tatim fitim dhe kjo nxiti që shumë individë me paga të larta, për të shmangur normën e lartë prej 23% të tatimit të pagës mbi 200 mijë lekë (më parë kufiri ishte 150 mijë lekë) të dilnin nga skema e të punësuarve dhe të regjistroheshin si të vetëpunësuar. Kjo skemë shmangieje nxiti tatimet që të rishikonin ligjin, duke u vendosur atyre tatim mbi të ardhurat nga biznesi, pasi u njeh shpenzime prej 30%.

Por, së bashku me të vetëpunësuarit, të gjithë bizneset e tjera të vogla do të paguajnë tatim 15% mbi të ardhurat. Psh, për bizneset e tregtisë, po me një qarkullim vjetor prej 8 milionë lekë, pasi tú zbriten shpenzimet e njohura prej 60%, do të tatohen me 15% për shumën prej 3.2 milionë lekësh dhe do të duhet të paguajnë 480 mijë lekë në vit. Për qarkullim prej 10 milionë lekësh për këtë kategori, tatimi vjetor arrin në 600 mijë lekë në vit.

Të ardhurat nga investimet, ku përfshihet shitja e pasurive të palujatshme, do të vijojnë të tatohen me 15% në vit, ndërsa të ardhurat nga dividend me 8%:

Të ardhurat nga investimet, nëse nuk konsiderohen si të ardhura nga biznesi, sipas Neni 13[Të ardhurat nga Biznesi] të këtij ligji, përfshijnë të ardhurat në vijim,:a. Të ardhurat nga interesi, dividendët dhe honoraret;b. Fitimet kapitale nga tjetërsimi i letrave me vlerë;c. Fitimet kapitale të realizuara nga skemat e sigurimit të jetës dhe pensionit vullnetar;d. Të ardhurat nga tjetërsimi i pasurisë së paluajtshme.

Të ardhurat nga punësimi do të vijojnë të tatohet me 13% deri në 2.4 milionëlekë në vit dhe 23% mbi 2.4 milionë lekë në vit.

Drafti parashikon dhe zbritje nga baza tatimore për individët që kan ëtë ardhura të ulëta:

a. një shumë kompensimi personal prej 480.000 lekë nëse të ardhurat vjetore janë deri 600.000 lekë;b. një shumë kompensimi personal prej 360.000 lekë nëse të ardhurat vjetore janë mbi 600.000 lekë;c. një shumë kompensimi për cdo fëmijë në ngarkim të tij më pak se 18 vjeç dhe që jeton së bashku me tatimpaguesin në një familje të përbashkët prej 48,000 lekë.2. Tatimpaguesi i tatimit mbi të ardhurat personale me të ardhura vjetore të tatueshme nga punësimi, të ardhura vjetore të tatueshme nga biznesi dhe të ardhura vjetore të tatueshme nga investimi më pak se 2.000.000 lekë mund të zbresë përveç kompensimeve individuale sipas paragrafit 1 më sipër, shpenzimet korrente për:a. shpenzimet për arsimin e fëmijëve në ngarkim të tij, në vlerën maksimale 100,000 lekë;

Drafti parashikon dhe uljen e kufirit vjetor të deklariit të të ardhurave personale në 1.5 milionë lekë, nga 2 milionë lekë në vit, që është sot si dhe më shumë se 50,000 lekë e çdo të ardhure tjetër që nuk i është nënshtruar tatimit përfundimtar në burim, sipas Kapitullit 5 të këtij ligji.

Ndërsa bizneset e vogla do të paguajnë tatim mbi të ardhurat personale, tatim fitimi për ta do të jetë zero!

a. Për:i. individët tregtarë;ii. të vetpunësuarit, si dhe;

Do të vijojnë të mbeten në fuqi lehtësitë fiskale për kompanitë e zhvillimit të programeve (5% tatim fitimi), ; Për entitetet, të cilët ushtrojnë veprimtari ekonomike në industrinë automotive (5%), dhe “Hotel/Resort me katër dhe pesë yje, status special”, do të vijojnë të jenë të përjashtuara nga tatimi korporativ.

Promoted Content

PËRGJIGJE

Ju lutem, shkruani komentin tuaj!
Ju lutem, shkruani emrin tuaj këtu