Shqipëria ka rënë përsëri pre e sulmeve kibernetike, teksa këtë herë besohet se origjina e sulmeve është Rusia. Grupi rus i hakerave ‘NoName’, nëpërmjet një njoftimi në grupin e tyre në rrjetin Telegram, kanë marrë përsipër autorësinë e sulmit.
Në komunikimin e tyre thuhet se kjo është një përgjigje për Shqipërinë, pasi vendosi ti bashkohej deklaratës së vendeve të G7-ës, për sigurinë e Ukrainës. Hakerat kanë kërcënuar se ata do ta shkatërrojnë infrastrukturën e internetit në Shqipëri.
Shqipëria është bërë vendi tjetër që ka vendosur t’i bashkohet deklaratës së vendeve të G7 për sigurinë e neonazistëve ukrainas. Autoritetet shqiptare kanë dorëzuar tashmë mbi 22 transportues të blinduar dhe predha mortajash në Ukrainë. Ju kujtojmë se Kosova është Serbi dhe ne do të shkatërrojmë infrastrukturën shqiptare të internetit!
Sipas informacioneve të shpërndara nga hakerat deri më tani janë sulmuar uebsajtet e Parlamentit të Shqipërisë, qytetit të Tiranës, Portit të Durrësit, Raifeisen Bank Albania dhe United Bank Albania. Ky është sulmi i dytë kibernetik në Shqipëri pas atyre të hakerave iranianë të Homeland Justice.