Rama pyetet për vendndodhjen e Arben Ahmetajt dhe tregon bisedën e fundit me të

0

Kryeministri Edi Rama është pyetur mbrëmjen e kësaj të enjte nga gazetari Blendi Fevziu lidhur me vendodhjen e ish-zv.kryeministrit Arben Ahemtaj, i cili është shpallur në kërkim nga drejtësia shqiptare lidhur me aferën e Inceneratorëve.

Kreu i qeverisë shqiptare pohoi se nuk ka asnjë informacion se ku ndodhet ish-zv.kryeministri dhe se komunikimi i fundit që ka patur me të ka qenë para shumë kohësh.

“Nga Hamasi te Arben Ahmetaj. Po pse çfarë lidhje kanë këto të dyja. Ky vend që është më mirë se vendet e tjera rreth e rrotull nuk diskutohet se dhe ky vend është më i mirë se çishte këtë e provon edhe arsyeja që e pyesni ju. Ka filluar të funksionojë drejtësia. Nuk e di ku është. Shumë kohë përpara kam komunikuar me Ahmetajn”, tha Rama.

Më tej ai përgëzoi SPAK për punën e bërë duke thënë se është mbrojtës i punës së tyre dhe i inkurajoi që: ti nxjerri ujin e zi çdo gjëje që ka marrë ujë të zi padrejtësisht në kurriz të popullit shqiptar.

Ku është ish-zv.kryeministri Arben Ahmetaj? Numri dy i qeverisë tuaj që drejtonte mbledhjet e qeverisë në mungesën tuaj?

Nga Hamasi te Arben Ahmetaj…

-Ku është Arben Ahmetaj?

Po pse çfarë lidhje kanë këto dyja përshembull?! Ky vendi që është më mirë se vendet e tjera rreth e rrotull as nuk diskutohet, që ky vendi është më mirë se nga ç’ishte dhe se pengimi nga vetvetja ka filluar ta largojë, këtë e provon dhe arsyeja pse pyesni ju. Sepse ka filluar të funksionojë dhe diçka tjetër që s’ka pas funksionuar.

-Ku është zv.kryeministri juaj?

Ish!

-Ish-zv.kryeministri juaj. Keni dijeni se ku ndodhet?

Fare!

-Kur keni komunikuar për herë të fundit me të?

Shumë kohë përpara.

A kishit dijeni zoti Rama siç doli nga hetimet e SPAK për lidhjet shumë të forta me bosët e inceneratorëve, ju kam thirrur në studio, u kam pyetur gjithmonë, e keni mohuar…

Çfarë të kam thënë ta them prapë. 100 herë të kthehesha mbrapa, 100 herë do ta bëja prapë atë punë.

-Me gjithë aferat brenda asaj dosje?

Aferat nuk janë pjesë as e qëllimit të përbashkët, as e planit të punës e as gjithë atij mundi që është bërë, nuk janë aferat që e kanë pastruar Tiranën, është ajo gjëja atje…Kurse kur në një punë të përbashkët, dikush ose disa duan të bëjnë një rrugë e dy punë, atëherë rrugët ndahen. Ata nuk vazhdojnë më në rrugën e përbashkët.

Promoted Content

PËRGJIGJE

Ju lutem, shkruani komentin tuaj!
Ju lutem, shkruani emrin tuaj këtu