VIDEO/ Incident në takimin ku mori pjesë Lindita Nikolla, anëtarët e Vatrës rrihen me njëri-tjetrin në Nju Jork

0

Një incident i rëndë është shënuar në Nju Jork mes anëtarëve të Vatrës. Arsyeja ka qenë një takim i organizuar me kryetaren e Kuvendit, Lindita Nikolla.

Sipas asaj që denoncon aktivisti Agustin Mirakaj, njerëz të komanduar, kanë sulmuar fizikisht atë dhe bashkëshorten e tij për të mos lejuar në takim.

“Njoftim për të gjithë Vatranët! Sot më dt 10/21/23 në takimin e Vatrës me Kryetaren e Kuvendit të Shqipërisë Lindita Nikollin, mori pjesë edhe dega e Vatra Manhattan Branch.

Në hyrje të Vatrës njerëz të komanduar, kanë sulmuar fizikisht dhe dhunuar kryetarin e degës Vatra Manhattan Branch Agustin Mirakaj dhe bashkëshorten e tij për të mos lejuar në takimin.

Ky akt i shëmtuar është shumë i rëndë për Federatën Pan Shqiptare Vatra gjithashtu për të ardhmen e saj”, shkruan Mirakaj në Facebook, duke postuar edhe një video nga incidenti.

Promoted Content

PËRGJIGJE

Ju lutem, shkruani komentin tuaj!
Ju lutem, shkruani emrin tuaj këtu