“Po më arrestojnë”! Vajza e Berishës: Si e kapën Abin duke folur në telefon…

0

Argita Malltezi në një rrëfim për “Top Story” tregoi momentin e parë që mori vesh lajmin që bashkëshorti i saj Jamarbër Malltezi u arrestua në aeroportin e Rinasit.

Ajo u shpreh se bashkëshorti kishte mbërritur në ambientet e aeroportit për të pritur atë, por ajo nuk arriti të takohej, pasi e kishin arrestuar.

Ndër të tjera juristja tregon se ka qenë vetë Malltezi që e ka telefonuar dhe i ka thënë se po e arrestojnë.

“Nuk arrita të takohesha. I gjithë momenti dhe kronometrimi i veprimeve ishte i mirëmenduar, zbrita nga avioni dhe fola me të. Për pak më merr sërish në telefon dhe më thotë që po më arrestojnë.

Normalisht prisja çdo gjë, nuk do të më bënte përshtypje i veprimi policisë. Më bën përshtypje manipulimi i tmerrshëm i drejtësisë.

Pasi kam marrë lajmin, personi i parë që mora në telefon ka qenë vëllai. E prisja që Edi Rama mund të bënte çdo gjë, por në atë moment se prisja”, deklaroi Argita Malltezi.

Promoted Content

PËRGJIGJE

Ju lutem, shkruani komentin tuaj!
Ju lutem, shkruani emrin tuaj këtu