Shkruan Adriatik Doçi
Nga dosja prej 300 faqesh e SPAK-ut për korrupsionin 20-vjeçar të Arben Ahmetajt, konstatohet se baza kryesore e Ahmetajt për të bërë pazaret dhe dallaveret me paratë dhe pronat publike ishte Sky Tower, pallati në ish Bllok i biznesmenit Vladimir Kosta, ish deputet i PS-së.
Kosta ka qenë shofer i politikanit Dashamir Shehi. Si shumë shoferë të tjerë, Kosta u pasuruar, u kthye në biznesmen dhe tashmë është kandidat për oligark.
Lad Kosta rezulton se ka mbuluar disa pasuri të Arben Ahmetajt tek Shallvaret si dhe pastrim parash, me anë të kompanisë së ndërtimit Lani shpk. Në dosjen spektakolare të SPAK-ut, Lad Kosta dallohet për lidhjet e forta klienteliste me Arben Ahmetajn dhe implikim për mbulimin e investimit të parave të korrupsionit nga Ahmetaj në pasuri të paluajtshme.
Nuk dihet nëse Kosta është në një listë sekrete të SPAK-ut për t’u arrestuar.
Vladimir Kosta ka pasur një histori konfliktuale me Arben Ahmetajn, që kulmoi në vitin 2016, me vendimin e Kostos për t’u larguar nga grupi parlamentar i PS-së.
“Nuk më ke njohur kurrë kontributin gjatë punës time në partinë socialiste dhe kjo për arsye banale,nga që isha në sherr me beniaminin tënd AHMETAJ ! Sigurisht do mbash anën e tij…. Gjithmonë je treguar mosmirënjohës, nënvleftësues e i pasjellshëm ndaj meje. Për këtë gjë ka ndikuar mjaftueshëm te ju duke hedhur helmin ndaj meje ai “pesha pupël”, Arben Ahmetaj. Kjo ka të bëjë me faktin se sa i pazoti je të vlerësosh ata që punojnë për ty”, shkruante mes të tjerave Kosta, në letrën e largimit, duke iu drejruar Ramës.
Sipas Kostës, Ahmetaj i fliste keq Ramës për të dhe Rama e besonte. Kosta tregoi se si Rama i kishte kërkuar që t’i jepte 110 euro një personi që Koata e quante ‘Jevgu i Beratit’, duke iu referuar shtetasit Pajtim Daja, i cili nga drejtonte TV Kuçova. Dhe Kosta ia kishte dhënë.
Në atë kohë reagoi ish kreu i OSHEE, Ardian Çela, i cili shprehej se Kosta i kishte kërkuar që të fitonte tender dhe e etiketonte ishdeputetinsi një nga zyrtarët që nuk donte miratimin e reformës në drejtësi.
Ndërkaq, disa javë pas letrës vrerë të Kostos, situata u zbut dhe shumë shpejt në mes hynë pazaret. Ahmetaj dhe Lad Kosta pozuan bashkë të qeshur dhe si ‘fratelo’.
Më vonë u zbulua se Lad Kosta kishte fshehur në formularin e dekriminalizimit një dënim për një konflikt me armë, por nuk i hyri xhemb në këmbë.
Nga leximi i dosjes së SPAK konstatohet se Kosta dhe Ahmetaj nga armiq janë kthyer në ‘fratelo’, duke nisur një bashkëpunim shpesherë në shkelje të ligjit.
Po a ka përfituar Lad Kosta para dhe pasuri publike falë lidhjes mes Arben Ahmetajn, në mënyrë të drejtëpërdrejtë apo të tërthortë?