Gjyqi për vulën e PD-së, gjykata pezullon procesin për regjistrimin e statutit të Lulzim Bashës

0

Gjykata e Tiranës ka pezulluar gjyqin për regjistrimin e ndryshimeve statutore të 2 shtatorit. Kërkesa është shqyrtuar nga një tjetër trup gjykues e cila vendosi që gjyqtari Niko Rrapi do të vijojë të shqyrtojë çështjen e ndryshimeve të statutit të 2 shtatorit.

Pezullimin e gjykimit të çështjeve civile me numër regjistri 1055,  datë 04/09/2023, me kërkures Partia Demokratike e Shqipërisë, përfaqëse snga kryetari i Partisë Demokratike, Lulzim Basha. Pala tjetër, Partia Demorkatike e Shqipërisë, përfaqësuar nga Komisioni i Rithemelimit dhe Partia Demokratike e Shqipërisë, përfaqësuar nga Këshilli Kombëtar, me objekt, pasqyrimin e statutit të Partisë Demokratike, në Kuvendin Kombëtar, 02/09/2023, deri në vendim të formës së prerë”, thuhej në vendimin e marrë nga gjykata.

Kërkesa e përfaqësuesve ligjorë të Bashës, erdhi pasi gjyqtari Rapi më herët rrëzoi kërkesën e përfaqësuesve të Partisë Demokratike zyrtare për dorëzimin e dokumentacioneve shtesë nga grupi i Gazment Bardhit mbi mbledhjen Këshillit Kombëtarë të Partisë Demokratike të zhvilluar online më 28 korrik, në të cilën u kërkuan mos mbajtja e zgjedhjeve për kryetar të Partisë Demokratike.

Nga ana tjetër pala e Bardhit dhe Berishës kanë deklaruar se kjo kërkesë është objekt i një çështje tjetër gjyqësore. Kjo kërkesë u rrëzua me pretendimin se mund të shqyrtohen në një tjetër proces gjyqësor civil që është aktualisht në këtë gjykatë, ose mund të bëjnë kallëzim penal.

Palë në këtë proces është edhe Rithemelimi i drejtuar nga Sali Berisha. Po në të njëjtën kohë, avokatët përfaqësues të grupimit të Bardhit dhe ata të Rithemelimit kërkuan pezullimin e kësaj çështje deri në marrjen e një vendimi të Gjykatës së Lartë për padinë e bërë në marsin e këtij viti.

Gjyqi për vulën e PD-së, gjykata pezullon procesin për

Gjyqi për vulën e PD-së, gjykata pezullon procesin për

Promoted Content

PËRGJIGJE

Ju lutem, shkruani komentin tuaj!
Ju lutem, shkruani emrin tuaj këtu