Pjesë e Gjykatës në New York, me flamurin kuqezi shkodrania falenderon shqiptarët

0

Profesoresha dhe avokatja, Edita Shkreli, fitoi më 7 nëntor zgjedhjet për të qenë gjyqtarja e parë shqiptare në Gjykatën e New York-ut.

Përmes një postimi në “Facebook”, Shkreli ka ndarë me ndjekësit lajmin e fitores së saj si dhe ka falenderuar të gjithë shqiptarët kudo ku janë për vlerësimin që i kanë bërë.

“Jam shumë e lumtur që ndaj me Ju lajmin e fitores time në zgjedhjet e përgjithshme të datës 7 Nëntor 2023. Ju shprehi falenderimet e mia të përzemërta të gjithëve Ju bashkëatdhetarëve të mij në të gjitha trojet Shqiptare dhe kudo që ndodheni për vlerësimin që më keni ba si gjykatëse, gjykatësja e parë Shqiptare në Neë York”, shkruan Shkreli krah fotos së flamurit kuqezi.

Edita Shkreli fitoi zgjedhjet e përgjithshme speciale për Gjykatën Civile të New York-ut në Qarkun e Parë të Gjykatës Komunale të Bronx-it, nga radhët e Partisë Demokratike në Shtetet e Bashkuara të Amerikës. Duke u bërë kështu shqiptarja e parë që arrin të fitojë një vend kaq të rëndësishëm në Gjykatë.

Ajo ka lindur në Shkodër dhe emigroi në Amerikë me prindërit e saj kur ishte vetëm 13 vjeç. Babai i saj, Ing. Skender Shkreli, ka drejtuar ndërtimin e rrugëve, urave, uzinave dhe hidrocentraleve kudo nëpër Shqipëri, ndërsa nëna e saj, ka punuar ekonomiste e qarkullimit monetar në Bankën e Shtetit Shkodër, sot Banka Kombëtare Tregtare.

Promoted Content

PËRGJIGJE

Ju lutem, shkruani komentin tuaj!
Ju lutem, shkruani emrin tuaj këtu