Publikohen mesazhet e Naimit: Behgjeti më dha 30 mijë euro

0

Gazetari Milaim Zeka ka publikuar në rrjete sociale mesazhet që Naim Murseli i ka dërguar një mikut të tij amerikan, përmes të cilave i kërkonte 8 mijë euro borxh. Mes të tjerash ai i thotë mikut të tij se Behgjeti i dha atij 30 mijë euro.

Gjithashtu, Zeka akuzon babanë e Naimit se po përpiqet të fshehë vrasjen që prej fillimit.

Kur baba behet zedhenes i nje planifikuesi te vrasjes te familjes se tij

Sipas Policise te Kosoves, Naimi ka pranuar çdo gje rreth planifikimit te vrasjes. Madje vrasesin e kishte ftuar ne darke, ne te njejtin restoran, por me nje tavoline tjeter.

Krejte kjo histori reale dhe bizare, ngjane me telenovela te tmerrshme.

Duke qene Naimi brenda, dhe duke dashte me rrite nr e klikimeve, gazetar sharlatant, e disa moderator, portale e gazeta, sjellin llojelloje teorish te konspiracioneve, duke mos iu referu hetimeve dhe deklaratave ne polici. Flitet per shume rrena, qe te vritete e verteta.

E ne krye te rrenave na del babai i Naimit, i cili prej fillimit ka qene i dyshimt se po perpiqet te fshehe krimin.

Prej gadishmerise “per ta vra djalin” tani del mbrojtes, madje edhe dezinformues. Del edhe akuzues ndaj policise, si dhe njerezeve qe e dine te verteten rreth Naimit.

Nese nuk je i gatshem me thane te verteten, ma mire mbylle gojen.

Qe vetem nje sms i Naimit ku i kerkon pare borgj nje amerikani, madje me fajde….”, shkruan Milaim Zeka.

Promoted Content

PËRGJIGJE

Ju lutem, shkruani komentin tuaj!
Ju lutem, shkruani emrin tuaj këtu