Në Britani sekuestrohet kokainë me vlerë 1 milion £ të kthyer në llak! 23 vite burg për 41-vjeçarin nga Dibra (EMRI)

0

Gjashtë burra, mes tyre një shqiptar, të cilët u kapën nga autoritetet britanike më 31 tetor të këtij vitit, nën akuzën e trafikimit të lëndës narkotike kokainë, janë dënuar me burg së fundmi nga Gjykata e Kingston Crown, në Mbretërinë e Bashkuar.

Shumica e bandës u arrestuan në një pronë industriale pranë Dartfordit, teksa përpiqeshin të klasifikonin dërgesën e kokainës nga Kolumbia, e cila kapte vlerën 1 milionë paund.

Shërbimet sekrete kishin arritur të sigurojnë biseda mes narkotrafikantëve të zhvilluara në një pijetore në Chatham, duke diskutuar mënyrat e mundshme për të fshehur kokainën, përfshirë fshehjen e saj në kanaçe me domate ose duke e kthyer kimikisht në një llak për dorezat e dyerve.

PërfundImisht ata zgjodhën të konvertonin kokainën prej 30 kg në llak, i cili më pas u përdor për të lyer  508 doreza fshesash.

Shqiptari i dënuar është Ermal Shtrazi me profesion shef kuzhine në Londër dhe me origjinë nga Maqellara e Dibrës.

Të dënuarit janë:

Yuni Alexis Pacheco Miranda, 65 vjeç, nga The Roundway, Wood Green, në veri të Londrës, burgosur me 29 vjet

Daniel Oliver, 52 vjeç, nga The Parade, Margate, Kent, i dënuar me 29 vjet burg

Ermal Shtrezi, 41 vjeç, nga Lyndhurst Road, Wood Green, i dënuar me 23 vjet burg

Nigel Rogers, 62 vjeç, nga Olympia Way, Whitstable, Kent, i burgosur me 23 vjet

Frank Asante, 49 vjeç, nga Ledbury Road, Notting Hill, në perëndim të Londrës, i dënuar me 18 vjet burg

Terrence Allen, 74 vjeç, nga Wordsëorth Road, Welling, Londra juglindore, i burgosur me 13 vjet

Promoted Content

PËRGJIGJE

Ju lutem, shkruani komentin tuaj!
Ju lutem, shkruani emrin tuaj këtu