Duke analizuar mbledhjen e sotme të përbashkët mes qeverisë së Kosovës dhe asaj të Shqipërisë në Prishtinë, analisti Fatos Lubonja e cilësoi gjithçka një shoë dhe propagandë.
I ftuar në emisionin “Open” analisti Fatos Lubonja tha se kjo mbledhje dhe deklaratat që u prodhuan nga këto zhvillime ishin kthim në klimën e patriotizmit. Sipas tij Kurti ishte një figurant i spektaklit të Ramës.
“Nëse jemi të bashkuar në Gjermani se po shkojmë atje bashkë me ata nga Kosova. Por këto 8 vjet kanë ikur 800 mijë shqiptarë prej këtej. Se di sa na kanë ikur nga Kosova. Këto janë propaganda e radhës, shoqëria e radhës, e spektaklit, ku mbulohet realiteti. Do thoja se kishim një spektakël, ku Rama dallohet për mjeshtërinë e tij aktoreske, që i shërbente atij për të kaluar një situatë pak jo shumë të mirë përsa i përket raporteve me Kosovën, për shkak të Open Ballkan, apo dhe për vëllazërinë e tij me Vuçiç. Kjo ishte një kthim më klimën e nacionalizmit, që ka përdorur. Ajo që më bëri mua përshtypje ishte se çfarë i dihej ky spektakël Albin Kurtit? Ai u shfaq si figurant në këtë spektakël, shumë i zbathte. U mbrojtje vetëm me atë fjalën ‘hekurudha’. Kurti nuk dha shpjegim, por u mbrojt ndaj agresivitetit të Ramës. Ai u mbrojt kur tha; jemi te procesi i Berlinit për të qëndruar. Ai nuk u sqarua se jemi të përqendruar aty se janë këto avantazhe për Kosovën. Çështja tjetër që kam me Albin Kurtin është se ai ka ardhur në pushtet me një premtim që ka të bëjë shumë me Shqipërinë dhe ne dhe bashkim, çlirimin e shtetit të kapur në Kosovë. Kjo sikur ka dalë fare nga qëllimi. Modeli i kapur është Shqipëria, ai model ishte bërë te ne. Ata bënë propagandë bashkë me Ramën. Ky vëllazërim me Edi Ramën për mua s’ka vlerë. U bashkuan në ‘fake patriotizëm’ për të mbuluar mëkatet.”, tha Lubonja.