Janë vendosur në pranga 3 të rinj të cilët kishin kryer disa vjedhje në Tiranë.
Nga veprimet hetimore të kryera ka rezultuar se këta të rinj ditët e fundit, iu kanë vjedhur me dhunë, disa qytetarëve, shuma të ndryshme parash dhe se 3 të arrestuarit janë autorë të dyshuar të 4 vjedhjeve të ndodhura ditët e fundit, në disa lagje të Tiranës.
2 nga të arrestuarit ishin të mitur rreth moshës 17 vjeç, ndërsa njëri prej tyre ishte 19 vjeç me inicialet E.SH dhe banues në Tiranë.
Gjatë kontrollit të banesës së njërit prej 17-vjeçarëve, shërbimet e Policisë, gjetën doza me lëndë narkotike kanabis, të cilat u sekuestruan cilësinë e provës materiale.