Shkruan Zef Ndreka
Lulzim Basha, u ka besuar dhe u ka dorëzuar pjesezën e PD-së, tre përsonave për ta “ringritur”, për të “shpartalluar” me organizim trekëndëshin e Bermudës shqiptare, treshën Berisha-Meta-Rama!
Treshja e përzgjedhur si besnikët e Bashës dhe me bekimin e tij, pra Idrit Sefa, Taulant Zeneli dhe Endri Hasa, filluan të gatuajne çorbën e PD-së. Ate çorbë që largon demokratët çdo ditë. Kanë futur hundët krahas këtyre edhe persona të tjerë duke shtuar ende pa filluar organizimi emra sipas preferencave të tyre, duke e bllokuar praktikisht ecurinë e organizimit të PD-së zyrtare.Dhe rezultati sot shihet.
Kjo parti, sot nuk ka as organizim, as ide.
Kanë vendosur thjeshtë ta mbajnë parti 3%, vetëm për halle përsonale.
Treshja e besuar e Bashës mund të kenë aftësi për të menaxhuar para nga ujsellës-kanalizime, fonde të bashkive etj, por për punët e partisë dhe organizimit të saj, kanë ca shije dështakësh.
Shije që po i pëlqejnë edhe Bashes.
Pyetja më e parë që me vjen është?!
Përse nuk u zgjodh Azgan Haklaj drejtor për organizimin e PD-së, detyrë partie që jo vetëm do ta bënte shumë mirë, por e kishte edhe pasion?!
Përse nuk u zgjodh Fatbardh Kadilli edhe për ta “shfrytëzuar” për lidhjet dhe njohjet që ka më gjithë strukturat e PD-së në gjithë Shqipërinë?!
Për një forcë politike që synon pushtetin, a mjaftojnë vetëm preferencat e treshës dhe miratimet nga ana e Bashës, pa alternativa?!
Përveç të tjerave, përveç mungesës së aksioneve dhe ideve të reja politike, edhe mungesa e organizimit do jetë arësye e dështimi të PD-së, që në përballjen e parë elektorale.
Basha, t’ia qajë vetës pastaj…
Promoted Content