Prokuroria italiane nis hetimet për rektorin e Universitetit të Mjekësisë, Arben Gjata

0

Prokuroria italiane ka nisur hetimet për rektorin e Universitetit të Mjeksisë, Arben Gjata, pasi thuhet se ky institucion i ka dhënë titullin “Doktor Nderi”, Guvernatorit të Sardenjës, Christian Solinas.

Pasuri të luajtshme dhe të paluajtshme, me vlerë deri 350 mijë euro iu sekuestruan nga agjentët e Policisë Financiale në Itali, guvernatorit të Rajonit të Saradenjës, Christian Solinas.

Gjithashtu në kuadër të këtij operacioni janë vendosur në hetim dhe gjashtë persona të tjerë të cilët janë duke hetuar për korrupsion.

Sipas asaj që mediat italiane raportojnë mësohet se Prokuroria e Kajlarit ka nisur hetimet edhe për rektorin e Universitetit të Mjekësisë, Arben Gjata, pasi thuhet se ky institucion i ka dhënë titullin “Doktor Nderi”, Guvernatorit të Sardenjës, Christian Solinas.

Prokuroria italiane nis hetimet për rektorin e Universitetit të

Christian Solinas

Nga hetimet italiane, rezulton se kjo doktoraturë i është dhënë Solinas në shkëmbin të ndërhyrjes që ky i fundit do të kishte tek Ministri i Jashtëm italian për dhënie fondesh komunitare e financime projektesh studimore për Fakultetin e Mjekësisë në Universitetin e Tiranës.

Emërimi është bërë nga italiani, Roberto Raimondi, i cili ka qenë drejtor i Shkollës së Doktoraturës në Faklutetin e Mjekësisë, në Universitetin Publik të Tiranë

Pyetja që prokurorët italianë kanë ngritur është se: Si mund të marrë Christian Solinas titullin “Doktor Nderi” në Shqipëri, kur në Itali nuk ka një diplomë mjekësie?

“Linja e dytë e hetimit, megjithatë, ka të bëjë me presionin e pretenduar për emërimin e Raimondit në krye të Enpi: sipas hipotezës së prokurorit lidhej me premtimin për një diplomë nderi nga një universitet shqiptar. Nën hetim janë edhe konsulenti i Solinas, Christian Stevelli, rektori i Universitetit të Tiranës Arben Gjata dhe drejtori i përgjithshëm i E-Campus Algonso Lovito. Lajmi i hetimit, në shkurt të vitit të kaluar, zbuloi gjithashtu anëtarësimin e Stevelli dhe Raimondit në Masonerinë: dy drejtuesit janë të lidhur me Orientin e Madh të Italisë , por u pezulluan pasi u vunë nën hetim nga Maestro i Madh Stefano Bisi”, thuhet në artikullin e medias italiane.

Prokuroria italiane nis hetimet për rektorin e Universitetit të

Artikulli i medias italiane ku permendet emri i Arben Gjates

Kujtojmë se më herët, vetë Arben Gjata mohoi dhënien e titullit “Doktor Nderi”, Guvernatorit të Sardenjës, Christian Solinas.

“Nuk e di, nuk mund ta shpjegoj. Të gjithë titujt “Honoris Causa”, universiteti pasi i jep, i çon për t’u certifikuar në ministrinë e Arsimit. Pra, ne kemi listën e plotë të gjithë titujve doktor “Honoris Causa” që kemi dhënë, ashtu siç i ka dhe ministria e Arsimit dhe Solinas jo vetëm që nuk është, por s’është propozuar ndonjëherë për të marrë titullin “Honoris Causa”. S’ka bërë ndonjë gjë për universitetin që t’i jepnim këtë titull”, deklaroi në 2023 rektori Gjata.

Të njëjtin qëndrim ka mbajtur edhe ditën e sotme. I kontaktuar nga “ News 24” pas publikimit të këtyre lajmeve në mediat italiane, Gjata ka thënë se nuk është nën hetim dhe se janë sajesa të mediave italiane.

“Universiteti që drejtoj nuk ka propozuar kurrë dhënien e titullit ‘Honoris Causa’ për Christian Solinas. Në ministrinë e Arsimit nuk kemi dërguar asnjëherë emrin e tij për t’i akorduar këtë titull. Guvernatori i Sardenjës nuk i ka dhënë asnjë kontribut universitetin tonë. Janë sajesa të medias italiane, s’e di nga i kanë marrë. Unë nuk jam pyetur asnjëherë nga autoritetet italiane për këtë çështje. Sa i përket Roberto Raimondit, ai ka qenë pedagog i jashtëm në universitetin tonë dhe koordinator i dhënies së Doktoraturave me Universitetin e Bolonjës”, tha Gjata.

Arben Gjata është prej muajsh nën hetim edhe për koncesionin e sterilizimit. Në vitin 2015 ai ka qenë komisionin e koncensionit e sterilizimit dhe shprehej se infeksionet spitalore, ishin arsyeja kryesore, se përse koncesioni ishte mënyra e vetme për të përmirësuar situatën në spitalet në vend dhe për të patur një shërbim me cilësor.

Por asnjë prej anëtarëve nuk shpjegoi dot, sesi kostot u rritën dhe se përse ata nuk kishin mundur të parashikonin këtë gjë./ilfattoquotidiano

Promoted Content

PËRGJIGJE

Ju lutem, shkruani komentin tuaj!
Ju lutem, shkruani emrin tuaj këtu