Arrestohet modelja Elena Blinovskaya. Rusja, e cila ka vjedhur miliona dollarë, ka organizuar festa ilegale në shtëpinë e saj gjatë kohës që ishte nën arrest.
Ajo ishte dënuar me arrest shtëpie për vjedhje të taksapaguesve, por gjatë arrestit të shtëpisë ka zhvilluar festa ilegale.
Ish-Miss-i, gjithashtu modele e njohur në rrjet, është arrestuar kësaj jave pas publikimit të pamjeve të festës së saj në shtëpi.
42-vjeçarja ka shkelur rregullat e arresti të shtëpisë dhe tashmë rrezikon deri në 10-vjet burg sipas mediave vendase.
Ajo gjithashtu akuzohet për fshehje të rreth 12.5 milionë dollarëve dhe për pastrim parash.
Bukuroshja ka fituar çmimin si më e bukura e Rusisë në vitin 2016.
Ish-missi shfaqte shpesh pasurinë e saj në rrjete sociale, teksa festa e ditëlindjes së 40-të raportohet se i kushtoi 1 milionë dollarë.