Shtyhet sërish seanca paraprake për biznesmenin Rezart Taçi në Gjykatën e Posaçme. Taçi po gjykohet në mungesë, nën akuzën “Pastrim i produkteve të veprës penale ose veprimtarisë kriminale”, “Grup i Strukturuar kriminal” dhe “Kryerja e veprave penale nga grup i strukturuar kriminal”.
Ai u shpall zyrtarisht në kërkim nga SPAK në muajin nëntor të vitit 2021. Taçi në bashkëpunim me katër shtetas italianë, Artur Ballën dhe Bledar Lilon dyshohen për pastrim parash dhe grup të strukturuar kriminal.
Sipas dosjes hetimore Lilo dhe Balla ishin dy nga personat më të besuar të Taçit, të cilët transferuan rreth 18 milionë euro në një bankë të nivelit të dytë, para që dyshohet se i përkisnin organizatës Cosa Nostra.