“Importi ‘pa doganë’ nga Serbia, lë mollët e Korçës stok në frigorifer

0

Mijëra tonelata me mollë kanë mbetur stok në frigoriferët e grumbulluesve në juglindje të vendit në qarkun e Korçës.

Bëhet fjalë për mollë të cilësisë së parë, pa përmendur varietet e tjera që kanë cilësi më të ulët ose që mund të përdoren për lëngje apo komposto.

Një situatë e tillë ka qenë e paprovuar më parë nga grumbulluesit, të cilët japin sipas tyre edhe arsyet e këtij stoku.

“I gjithë problemi është Serbia që fut mallra pa doganë.”

Një prej fermerëve që ka sipërfaqe të mëdha të mbjella me mollë dhe kultura të tjera të drufrutorëve thotë se pjesën më të madhe të prodhimit e ka të pashitur.

“Çmimi i lartë i blerjes së mollës dhe importi ka bllokuar sasinë në frigoriferët e fshatit Dvoran që ka sipërfaqet me të mëdha të mbjella me mollë. “

Fermerët e juglindjes si zgjidhje shohin rritjen e referencave doganore pasi vetëm kështu mbrohen interesat e tyre.

Grumbulluesit dhe fermerët e mëdhenj të mollës mësohet se kanë pasur takime edhe me përfaqësues të ministrisë së bujqësisë, por ende nuk ka një vendimmarrje konkrete për të tejkaluar këtë situatë.

Promoted Content

PËRGJIGJE

Ju lutem, shkruani komentin tuaj!
Ju lutem, shkruani emrin tuaj këtu