Mbi persekutimin: Të flasësh dhe të mbrosh faktin që ndaj të Krishterëve po kryhet një Gjenocid, kjo të bën realist

0
Shkruan Kostantin E. Luçi
Shumë njerëz preferojnë heshtjen përbalë së vërtetës. Shumë njerëz, nuk mund ta kuptojnë dhe shumë të tjerë thjesht e injorojnë si të ishtë diçka pa interes. Një pjesë tjetër nga mungesa e njohurive, i quajnë vrasjet e të Krishterëve anë e mbanë botës si pjesë të lufterave dhe thonë: S’ka se çna duhet ne?
Media, deformon realitetin dhe nuk e pasqyron atë, ashtu si është në të vërtetë, ndërsa politikanët zgjedhin heshtjen, përballë realitetit.
Të Krishterët janë grupi më i persekutuar në botë, përgjatë 60 viteve të fundit, dhe më të persekutuar janë në vendet ku vepron ligji i Sheriatit. Të flasësh dhe të mbrosh faktin që ndaj të Krishterëve po kryhet një Gjenocid, kjo nuk të bën racist por të bën realitst.
Nëse ne heshtim, mund të ndodhë që ky Gjenocid i fshehur të përhapet dhe në vende që ne mendonim se nuk do vinte kurrë.
Ç’do vit në Pakistan, mbi 700 vajza të besimit të Krishterë, janë rrëmbyër, keqtrajtuar, përdhunuar dhe më pas konvertuar me dhunë.
Por, bota hesht, sepse sipas standarteve të sotme, shtypja ndodh vetëm mbi Palestinezët dhe emigrantët që vijnë në numra kolosalë në Europë, kurse për vrasjet në Pakistan, Nigeri etj, ajo nuk ekziston.
Vrasjet e të Krishterëve në shumë vende të botës si në ;Nigeri, Pakistan etj nuk janë për shkak të luftës por janë për shkak të besimit. Kjo është një progromë e pastër, që po bëhet ndaj të Krishterëve.
Sipas raportit të Open Doors, e cila është një organizatë që monitoron, perskutimin e të Krishterëve anë e mbanë botës, na thuhet se viti 2015 ka qënë viti ku persekutimi i të Krishterëve arriti kulmin.
Nëjse, por ata që mendojnë se nuk ka perserkutim të Krishterëve, në vende si Pakistani,Turqia etj, i them që të shkojnë dhe të jetojnë atje. Ti bien këmbanave,të shprehin besimin e tyre hapur dhe pastaj të flasin se si ndihen.
Unë di të them që pas shumë bisedave që kam patur me të Krishterë nga Pakistani, Nigeria,Turqia, Maroku etj ,di të them se ky persekutim është më i madh se duket.
Ajo që unë mendoj dhe them me plot bindje se në një të ardhme jo të largët, ky Gjenocid i heshtur nuk do jetë më ndaj të Krishterëve në vende si Pakistani, Turqia, Maroku, etj, sepse tashmë atje sdo ketë më asnjë të tille (kemi dhe precedentin e Arabisë Saudite) por do të drejtohet ndaj të Krishterëve që jetojnë në vende me shumicë të tillë.
Mendoj se ka ardhur koha, që ky persekutim dhe Gjenocid i heshtur të marrë fund, dhe kjo vetëm nëse liderat e vendeve si; Sh.b.a, Franca, Anglia, Gjermania etj të fillojnë të sillen si të Krishterë të vërtetë, pasi vetëm kështu, ky Gjenocid dhe këto vrasje mund të marrin fund.
Kjo nuk është thjesht ëndrra ime, por është ëndrra e mbi 360 milion të Krishterëve që po persekutohen.
Promoted Content

PËRGJIGJE

Ju lutem, shkruani komentin tuaj!
Ju lutem, shkruani emrin tuaj këtu