Shkruan Zef Ndreka
Për shumë demokratë idealistë që mbase me të drejtë si deri më sot kanë shpresuar e kanë besuar tek Lulzim Basha, dilemat për të po shuhen.
Këtë radhë, “gozhda” e ngulur e drejtësisë është vendimi i Gjykatës së Strasburgut në lidhje me ngjarjen e 21 Janarit, ku mbetën të vrarë 4 qytetarë të pafajshëm në bulevard.
Vendimi i Strasburgut nuk lë ekuivoke: vrasjet janë shtetërore!
Dhe përgjegjësitë do jenë të tilla.
Kujtojmë se në atë kohë, Kryeministër i vendit ishte Sali Berisha, Ministër i Brëndshëm Lulzim Basha dhe Komandant i Gardës së Republikës Ndrea Prendi.
Pas shumë zikzakeve e lojrave me presionet mbi drejtësinë për të mos e hetuar ngjarjen, më në fund Gjykata e Lartë vendosi që dosja e 21-Janarit të hetohet nga Prokuroria e Posaçme.
Me vendimin e saj, Gjykata e Lartë i kërkon SPAK-ut rregjistrimin e proçedimit penal për përgjegjësit kryesor të vrasjeve Sali Berisha, Lulzim Basha dhe Ndrea Prendi.
Tashmë nis hetimi i ri, mbase me fakte të tjera të reja. Por nuk është qëllimi i shkrimit ky. Drejtësia le të veprojë e pavarur dhe do presim vendimet e saj.
Analiza e sotme ka të bëjë me “gjumashin” Lulzim Basha, i cili po shpenzon shumë për tu shfaqur “lidër global”, por partinë e tij, PD-në zyrtare, që rimori me disa njerëz servilë dhe që i përdor lehtë, pa ndërtuar struktura partie dhe të pa organizuar nëpër rrethe, e lë në rënje të lirë partnë, drejt ç’organizimit të organizuar.
E kemi thënë disa herë, se ai nuk e mori asnjëherë përgjegjësinë e drejtimit, por u fsheh duke ia lënë betejën politike kolegëve të tij, për t’ia marrë partinë kur ti duhej, me metodat berishiste.
Siç duket, ky ishte misioni i tij ndërmjet dy obsioneve:
– Ta mbante mirë me Berishën duke i lënë topin të luante i vetëm në opozitë, për ta faktorizuar në sytë e ndërkombëtarëve.
– Ta mbante mirë edhe me Amerikanët të cilët Berishën e kishin shpallur non grat-a.
Basha zgjodhi të heshtë. Ai thjeshtë u përdor për të firmosur një vendim që e quajti vendimin e jetës së tij, pezullimin e Berishës nga grupi parlamentar i PD-së dhe vetëm kaq.
Më pas, ai tregoi se nuk ka këllqe për më tej. Sepse, në jetën e tij vetëm ka përfituar nga emërimet e Berishës.
Pikërisht nga kjo dhe të tjera që ai i di mirë, nuk e ka gjetur mbështetjen nga ndërkombëtarët, nga aleatët strategjikëtë Shqipërisë.
Sepse në betejat politike asnjëherë nuk ka prekur vijen e kuqe të përbashkët me Berishën, siç është edhe rasti i vrasjeve të 21-janarit, etj.
Por çfarë duhet të bëjë PD-ja zyrtare, Kryesia e saj, Këshilli Kombëtar, Kolegji i Kryetarëve, nqs Basha, do të rregjistrohet nën proçedim penal për ngjarjen e vrasjeve të 4-qytetarëve në bulevard me duar në xhepa?!
Sigurisht, që nuk do të heshtin, por edhe nuk do të mund ta shkarkojnë, pasi ato pak struktura që janë, i ka plotësisht nën kontroll.
Basha duhet të japë dorëheqjen! Ky është opzioni më i drejtë për të dhe për PD-në.
Ti hapë rrugë një organizimi dhe proçesi normal, të pa manipulueshëm të zgjedhjeve të reja në PD.
Në të kundër, është e afërt dita kur edhe mbështetësit e tij do zhgënjehen edhe pse do jetë vonë.
Pengesës së deri sotme, po i shtohen “trëndafilat”, dhe kjo është në dëm të partisë, të demokracisë dhe të ecjes përpara të Shqipërisë.
Promoted Content