Sekuestroja për portin e Limianit, Rama mbron Kastratin dhe sulmon drejtësinë: Vendim absurd! Kanë ndërhyrë në kompetencat e sovranit

0

Në fjalën e mbajtur para Asamblesë Kombëtare të Partisë Socialiste, kryeministri Edi Rama sulmoi organet e drejtësisë për vënien nën sekuestro preventive të planit të investimit për portin e Limianit në Sarandë, aq shumë i kontestuar në media për mënyrën se si është lidhur marrëveshja.

“Absurdi arrin deri në pikën ku merret penge me sekuestro preventive në emër të NATO-s, një investim me rëndësi strategjike prej 200 milionë eurosh në Limionin e Sarandës, i cili qysh në kohën e Zogut ka pasur plan zhvillimi për marinë turistike. Prej dy a tre vjetësh, rri i bllokuar se hetohet mënyra si është lidhur kontrata.

Unë nuk dua të komentoj arsyet e atij hetimi por ama nuk duhet një diplomë në juridik, për të kuptuar se të hetosh marrëveshjen e shtetit me sipërmarrjen private, ta bllokosh investimin dhe këtë ta bësh në emër të NATO-s dhe sigurisë kombëtare duke bërë NATO-n të qeshë dhe të ndërhysh në kompetencën e një pushteti të pavarur që është sovran për sigurinë kombëtare. Ky është arbitraritet i hapur që mund t’i kushtonte qimet e kokës shtetit shqiptar në rast se investitorët do të ishin cinik ta çonin në arbitrazh. Kjo buron nga një arbitraritet që lidhet me mendësinë e një hetuesi”, tha Rama.

Gjykata e Lartë rrëzuar rreth 1 vit më parë rekursin e bërë nga kompania “Marina Bay Saranda”. Në mars të këtij viti, Gjykata e Posaçme Kundër Krimit të Organizuar dhe Korrupsionit (GJKKO), me kërkesë të SPAK, vendosi sekuestrimin e “Bazës Ndihmëse të Limionit, Sarandë”, një bazë e Forcave Detare.

Deri në vitin 2020 baza detare ishte pronë e ushtrisë shqiptare. Në korrik të atij viti qeveria miratoi një VKM për t’ia dhënë me qira kompanive të dy biznesmenëve të njohur, “Concord Investment” sh.p.k. e Artan Dulakut dhe “Kastrati Group” sh.a. e Shefqet Kastratit, të bashkuara në shoqërinë “Marina Bay Saranda” shpk.

Tirana ishte për 265,000 metër katrorë tokë, në një prej zonave më fitimprurëse të Sarandës, për të ndërtuar një kompleks vilash, hotelesh dhe një port turistik jahtesh për ankorimin e 400 mijë anijeve.

GJKKO kishte arsyetuar se privatizimi i bazës kishte cënuar operacionalitetin e forcave detare.

“Marina Bay Saranda” e apeloi vendimin e GJKKO në Gjykatën e Posaçme të Apelit, por e humbi çështjen. Më 16 maj shoqëria iu drejtua Gjykatës së Lartë, por edhe këtu humbi.

Kallëzimi në SPAK për këtë koncesion u bë nga ish-Zv.Komandantit të Forcës Detare, Artur Meçollari, me argumentin se dhënia me qera është bërë në shkelje të ligjit, pasi kjo bazë është pjesë e Planit të Vendosjes dhe të Përhapjes së ushtrisë, e për këtë arsye do duhej marrë dhe miratimi i Presidentit të Republikës, në cilësinë e Komandatit të Përgjithshëm të Forcave të Armatosura.

Në SPAK është thirrur për këtë çështje Ministrja e Jashtme, Olta Xhaçka, pasi në kohën e dhënies së koncesionit ajo ishte Ministre e Mbrojtjes. Po kështu SPAK ka thirrur për të marrë në pyetje edhe ish -shefin e Shtabit të Përgjithshëm të FA, Bardhyl Kollçakun dhe funksionarë të tjerë të lartë të FA.

Promoted Content

PËRGJIGJE

Ju lutem, shkruani komentin tuaj!
Ju lutem, shkruani emrin tuaj këtu