Dëshmori demokracisë Nazmi Kryeziu në një foto elitare

0

Shkruan Veronike Shkreli Pepushaj

Vëllai i dëshmorit të demokracisë Nazmi Kryeziut, Muhameti, ose Buli siç e thërrasin miqtë, ka sjellë për publikun një fotografi të disa figurave të njohura të kulturës, sportit dhe jetës shoqërore, mes të cilëve edhe Nazmi Kryeziu.

Një person i qeshur, i dashur, i kompletuar me gjithçka i ka hije një personi plot mirësi e dëshira, për të jetuar i lirë mes njerëzve e sakrifikuar edhe për të tjerët, nuk kishte se si të mos binte në sy të sigurimit famëzi të diktaturës komuniste.

Degë e një familjeje me tradita, të respektuar dhe që nuk e përkuli kurrë krenarine e të qënit disident i diktaturës, më 2 Prill 1991, kur populli i Shkodrës protestoi fuqishëm në mbrojtje të votave të vjedhura, i pa harruari Nazmi Kryeziu, u bë pishtar i ditëve që jetojmë sot.

Bisha komuniste donte gjak, dhe me Nazmiun, Arben Brocin, Bujar Bishanakun dhe Besnik Cekën që na i morën si peng, shkarraviiti besën se si shqiptari e vret shqiptarin vetëm të mbajë pushtetin e krimit.

Tani, pas 33 vitesh që ne jetojmë e nderojmë kujtimin e Nazmiut me shokë e miq të mirë, ngushëllohemi me këtë fytyrë flamur të lirisë.

E përcollëm këtë fotografi që edhe brezat pas nesh ta mbajnë si kujtim, kështu siç ishte, i mirë, i qeshur, i dashur.

Nazi është më i riu.

Kështu ka ngelur edhe sot. Kështu do të jetë gjithmonë.

Promoted Content

PËRGJIGJE

Ju lutem, shkruani komentin tuaj!
Ju lutem, shkruani emrin tuaj këtu