Erion Veliaj mburret se e ka Altin Dumanin “në xhep”

0

Ish-kryeministri Sali Berisha u ndal gjatë fjalës së tij para mbështetësve të mbledhur para pallatit ku ai banon tek korrupsioni në bashkinë e Tiranës. Berisha bëri akuza të forta ndaj kryebashkiakut Erion Veliaj pas deklaratës së këtij të fundit se do të shkojë vullnetarisht në SPAK për të dorëzuar disa dokumente.

“Sot ky kryehajn i bashkisë Tiranë me mburrje u thotë shqiptarëve se Dumanin e ka në xhep dhe “skapin” e ka në qese. Erion Veliaj guxoi të fyejë protestuesit, t’i quajë lepuj. Tani i them atij, priti, rri në zyrë, të garantoj se do të duken luanë dhe tmerr. Erion, më mirë shko vetë dhe strehou te 313, mos e prit gjyqin në sheshin Skënderbej, shko atje te Molla, tek Tusha, shko se ata bëjnë burgun për shkakun tënd.

Shko dhe mos mashtro se nuk ka Duman në botë që të mbron ty. Erion, zemërimi dhe revolta e qytetarëve të Tiranës është e pakufishme sepse e pakufishme ishte vjedhja që u ke bërë ti atyre. Sepse e pakufishme ishte poshtërimi që u ke bërë ti atyre.

Sot ti u the tiranësve se unë e kam blerë skapin, se unë i kam dhënë ndërtesën. Po me se ishte ndërtuar ajo ndërtesë, që u transferua tek skap? Me pensionin e mamasë? E kujt ishte, nga dolën fondet që u ndërtua ndërtesa? Apo i kujtove Damani dhe Zamanit pazaret e fëlliqura që keni bërë njëri me tjetrin dhe i the mos guxo se bashkë me ndërtesën të kam futur në thes.

Erion, qytetarët e Tiranës nuk e presin nga Damani, shpëtimin e bashkisë, çlirimin e bashkisë. Ata e presin nga zemërimi, guximi i tyre. Ata e presin nga përmbushja e misionit të tyre. Por meqenëse para qytetarëve të Tiranës dhe Shqipërisë, nxore pazaret që ke bërë me Dumanin, më lejoni të njoftoj dhe njëherë qytetarët se çfarë ka bërë Dumani për ty, për këto pazare të fëlliqura me ty.

Së pari, Altin Velia të ka hequr ty cilësimin organizatë kriminale dhe grup i strukturuar kriminal, në një kohë kur ti me drejtorët e tu në çdo tender keni vepruar vetëm si grup i strukturuar kriminal, në ligjin shqiptar, atë evropian dhe botëror, por jo për Altin Velinë dhe Erion Dumanin.

Së dyti, Altin Velia ka injoruar 3 fishimin, 5 fishimin e çmimeve të tenderave që keni vjedhur, duke tejfryrë fondet limite. Erion do të të vij dita dhe të dy do të përfundoni atje ku e meritoni.

Së treti, Altin Veliaj ka injoruar, të ka falur falë pazareve që ke ti me të, kriteret false në një krim të shëmtuar, kriteret fals që keni përdorur në modelin tuaj të vjedhjes 100% të fondeve të qytetarëve të Tiranës.

Altin Veliaj i yt, që ti the se e ke blerë me ndërtesën e ndërtuar qindarkë për qindarkë me paratë e taksa paguesve të Tiranës që kanë paguar 3-fish taksën e ujit dhe që ka kushtuar duke vjedhur ju, 5 herë çmimin e zakonshëm.

Sepse ti Erion si kryetar i autoritetit kontraktues të Bashkisë Tiranë, si kryehajn i bashkisë Tiranë nuk ta përmend emrin asnjëherë, ta shpërblen duke hequr emrin nga çdo dosje. Asnjë standard nuk ka përdorur Altin Veliaj sepse në çdo standard, Erion Dumani do të shkonte tek Tusha-Simirxhiu” – tha Berisha.

Promoted Content

PËRGJIGJE

Ju lutem, shkruani komentin tuaj!
Ju lutem, shkruani emrin tuaj këtu