Erion Veliaj në SPAK, PS-ja në festë

0

Mjafton të shikosh komentet, reagimet, por edhe qëndrimet e anëtarëve militantëve të Partisë Socialiste, drejtuesit lokalë, mjafton të komunikosh me ta dhe të shikosh se ka shpërthyer një festë. Ka shpërthyer një festë e tyre, një gëzim i pandalshëm, thjesht dhe vetëm se Erion Veliaj po vete në SPAK.

Ndoshta do të jetë një nga ditët më të lumtura të tyre në këto 10 vite pushtet, dita që Erion Veliaj do të paraqitet në derën e SPAK-ut si Çeçoja me një këmbë, ashtu siç thotë populli për të dhënë llogari për disa gjëra, të cilat në fakt ai thotë se kishte përgatitur dosjet.

Janë disa fletëthirrje. Më në fund Veliaj e pranoi që duhet të shkojë publikisht të paraqitet megjithëse po negocion orarin, por edhe kjo nuk është në dorën e tij, do shkojë në 8:00 në mëngjes apo në 4:00 pasdite, apo në një orar të ndërmjetëm, kjo nuk ka rëndësi. Rëndësi ka që socialistët të vazhdojnë festën e tyre për faktin se Veliaj po shkon në SPAK. 

Kaq i urryer është te këta sa plas festa ditën që marrin vesh lajmin të konfirmuar nga vetë ai se do të shkonte në SPAK. 

Se lajmin që jepte CNA nuk e besonin që do t’ju vinte kjo ditë lumturie dhe do të ishte kaq e gëzuar për ta se Veliaj do të paraqitej në SPAK për t’u pyetur në lidhje me dosjet hetimore që janë për atë si kryetar i Bashkisë së Tiranës.

Promoted Content

PËRGJIGJE

Ju lutem, shkruani komentin tuaj!
Ju lutem, shkruani emrin tuaj këtu