Dronë kamikazë nga Turqia/ Demiraj: Lajm i mirë për modernizimin e forcave të armatosura, ministri i ri i Mbrojtjes e ka filluar detyrën me sukses

0

Turqia do t’i dhurojë vendit tonë dronë kamikazë për të ndihmuar rritjen e Forcave të Armatosura të Shqipërisë. Lajmi u bë me dije nga kryeministri Edi Rama në konferencën për shtyp me presidentin turk Erdogan.

Lidhur me këtë ka folur në një lidhje me Skype për “ABC e Mëngjesit”, ish-ministri i Brendshëm, Dr. Dritan Demiraj, i cili e ka konsideruar një lajm shumë të mirë në fushën e modernizimit të forcave të armatosura.

Ai ka theksur se ministri i ri i Mbrojtjes, Pirro Vengu e ka filluar detyrën me sukses, pasi disa ditë më parë i bëri një rritje rroge forcave të armatosura.

“Është një lajm shumë i mirë që është në fushën e modernizimit të forcave të armatosura. Sepse edhe ministri i ri e ka filluar detyrën me sukses, sepse para pak ditësh i ka bërë një rritje rroge forcave të armatosura.

Ne jemi shumë larg ushtrive të mëdha, sepse investimet në mbrojtje kërkojnë investime shumë miliardë dollarëshe, por jemi në rrugën e fillimit. Dronët janë shumë të rëndësishëm, por dronët kamikazë kushtojnë shumë pak dhe në rast se godasin mund të bëjnë mbrojtje kundër ajrore.

Unë gjykoj që kryeministri Rama është në politikë, pjesë e një vendin anëtar në NATO dhe pjesë në Euroatlantikë. Sigurisht që sulmi i datës 7 tetor ishte një sulm i tmerrshëm terrorist, por tashmë sulmi në shkolla dhe xhami me viktima të shumta është vërtetë i rëndë. Izraeli është absolutisht i izoluar sot. Problemi është që ju e patë votimin në OKB para 10 ditëve dhe i kanë dhënë kohë vetëm 1 vit të tërhiqet. Ajo që e mban këtë botë në balancë, është vendimi i këshilleve ndërkombëtare”, u shpreh Demiraj.

Promoted Content

PËRGJIGJE

Ju lutem, shkruani komentin tuaj!
Ju lutem, shkruani emrin tuaj këtu