Opozita të denoncoi diplomatët sharlatanë, po mbajnë Edi Ramën në pushtet

0

A mund të rrëzohet Edi Rama me zgjedhje? Kjo është pyetja që ka nxitur një debat të fortë mes analistëve Andi Bushati dhe Neritan Sejamini.

I ftuar në emisionin “Të Paekspozuarit”, Bushati tha se opozita nuk i fiton dot zgjedhjet pasi jetojmë në autokraci, ndaj duhet të radikalizohet dhe të denoncojë çdo faktor që mban në pushtet Ramën, përfshirë edhe ndërkombëtarët.

Ndërsa Sejamini tha se shpreson që opozita të mos i dëgjojë këto “këshilla” pasi nuk janë produktive dhe nuk vjen kurrë në pushtet.

Pjesë nga debati në studio:

Neritan Sejamini: Çfarë duhet të bëjë opozita?

Andi Bushati: E para duhet të mbledhë mendjen që zgjedhjet i ka të humbura. Në bazë të kësaj duhet të ketë objektiv minimal, të mos i lërë Ramës 2/3. Të pezullojë votën e emigrantëve që do të bëhet kërdia. Të promovojë në listat e saj vetëm nejrëz me deklarata të forta publike kundër paçavures së reformës në drejtësi. Të mos jetë askush deputet që nuk distancohet nga SPAK dhe reforma në drejtësi dhe nuk denoncon çdo diplomat sharlatan që punon për pushtetin e Edi Ramës. Duhet opozitë radikale, e vendosur kundër reformës në drejtësi dhe që ti thotë njerëzve të vërtetën, Edi Rama është diktator i mbështetura nga USA dhe BE. Kur thua këtë je i ndarë nga Rama dhe mbështetësit e vet. Të pakten ata të thonë të vërtetën.

Neritan Sejamini: Pra njerëzit janë budallenj dhe do ti ndriçojë opozita?

Andi Bushati: Kur e sheh PD-në, që erdhi një fundërrinë një burokrate e rëndomtë e ambasadës angleze dhe u bë sikur erdhi Obama. Pra, nga ky fallsitet duhet të heqë dorë, të thotë palaçot e ambasadës i kemi kundër. Këta të Brukselit duan Edi Ramën, që u bën koncesione. Ne do të lufotjmë për vendin tonë.

Neritan Sejamini: Pra të shkëpusë marrëdhëniet me botën, të izolohet, revizionistët… Të luftojë reformën në drejtësi?

Andi Bushati: Çfarë është kjo propagandë dy lekëshe?

Neritan Sejamini: Të vijë duke mos patur marrëdhënie me të huaj, duke u thënë palaço?

Andi Bushati: Jo të thotë na duan anglezet se na sollën një fundërrinë në zyrë. Më mirë opozita të thotë, Blinken e kemi me Ramën, Melonin dhe Von der Leyen e kemi me Ramën. Rama është diktator dhe do ta lufotjmë. Po të doni na besoni, po nuk doni shkoni te Blinken, Von der Leyen dhe ai që ju vjedh.

Neritan Sejamini: Pra PD do ti shpallë luftë SHBA dhe BE dhe do të vijë në pushtet?

Andi Bushati: Nuk është shpallje lufte. Diktatura e Ramës në Shqipëri dhe e Vucic në Serbi, janë dy regjime me mbështetje ndërkombëtare nga Amerika dhe Brukseli. Po the do vijë Trumpi dhe do më duan dhe mua, do rikuperojmë, marrëveshjen e Shëngjinit nuk e shajmë se Meloni është me ne, me këtë zhytesh. Njerëzve duhet t’u thuash të vërtetën. Bashkë me diktaturën duhet të denoncosh edhe mbështetësit.

Neritan Sejamini: Uroj mos të të dëgjojë opozita. Opozita duhet të fillojë përpjekje afatgjatë për të ndërtuar ura me faktorët e rëndësishëm.

Andi Bushati: Të bindë Melonin dhe Sorosin që Rama është diktator?

Neritan Sejamini: Ata e dinë kush është Rama. Të huajt kanë humbur shpresën se politikanët ndërtojnë demokraci, kanë preokupim stabilitetin. Thonë janë popull që nuk ka aftësi të vetë-qeveriset dhe të luftojë korrupsionin.

Andi Bushati: Një njeri që mendon kështu e denoncon? Unë them është palaço që nuk duhet dëgjuar.

Neritan Sejamini: Shqipëria nuk ka krijuar demokraci dhe nuk e ka fajin Blinken, Meloni dhe Von Der Leyen.

Andi Bushati: Shkallmuan edhe filizat e demokracinë që po ngrihej, pushteti ndërrohej, vota funksiononte…

Neritan Sejamini: Duke u trashur korrupsioni dhe oligarkia, nuk funksionon më vota. Puna është ne duhet të marrim përgjegjësinë si shqiptarë. Edi Ramën duhet ta rrëzojmë ne. Të fajësosh botën…

Andi Bushati: Jo të fajësosh, se ata kanë interesat e tyre. Por do ti thuash, këtij të Sazanit dhe kësaj të kampit, mos i dëgjoni kur lavdërojnë Ramën, se e bënë për hallin e tyre. Kjo nuk është ti hapësh luftë.

Neritan Sejamini: Edhe kundër marrëveshjes së Shëngjiti duhet të dilte opozita. Por nuk raegon. Kurse apriori ti shpallim luftë të gjithëve, kjo…

Promoted Content

PËRGJIGJE

Ju lutem, shkruani komentin tuaj!
Ju lutem, shkruani emrin tuaj këtu