Çfarë e mërzit Ilir Metën në ambientet e 313?

0

Avokati Genc Gjokutaj na ka zbuluar detaje të reja në lidhje me gjendjen shëndetësore të kreut të Partisë së Lirisë, Ilir Meta, në ambientet e 313.

Gjokutaj deklaron se mërzia e tij e vetme është mënyra sesi është arrestuar.

“Pamjet që u transmetuan në atë ekzekutim, që në thelb është rrëmbim antiligjor. Pas saj Meta është shoqëruar në drejtorinë e Tiranës ku është hartuar një procesverbal që ekzekutimi i vendimit është bërë në drejtori, pasi ata që kanë marrë nuk kanë pasur urdhër ekzekutim. Më pas është dërguar në bllokun e sigurisë, ku qëndroi deri në seancën gjyqësore për masën e sigurisë. Pas seancës, ai është përcjellë në burgun 312.Për herë të fundit e kam takuar dje. E kam takuar dy herë në ditë që nga momenti i ndalimit. Meta është në gjendje shpirtërore dhe psikologjike mjaft të qetë. Sigurisht ka mërzinë e tij për mënyrën e marrjes në kundërshtim me të gjitha procedurat. Ai po merret me aktet e dosjes. Në seancën e verifikimit të ekzekutimit të masës në GJKKO ka mbajtur një fjalë 56 minuta, ku ka shpjeguar insinuatat që vendimi i gjykatës ia ka atribuuar për të dhënë versionin e tij”, tha Gjokutaj.

Për sa I përket aludimeve se pati një shpërthim nga Meta në bllokun e sigurisë, ditën kur u arrestua Gjokutaj sqaorn: “Meta sa ka qëndruar në bllokun e sigurisë, me personelin nuk bëhet fjalë. Ka qenë një moment kur atij i është dërguar një avokat, ai e ka refuzuar me neveri dhe sigurisht me zë të lartë i ka kërkuar të largohej sepse ai nuk ka mbetur pa mbrojtje. Nuk ka pasur probleme me personelin, i kanë dërguar dikë që as se njihte”.

Avokati ka zbuluar se Meta e merr ushqimin nga jashtë në 313 sepse nuk mund të hajë çdo lloj ushqimi për shkak se ndjek një terapi.

“Asnjë nga të izoluarit në 313 nuk e pranon ushqimin nga brenda. Metës i është dërgohet ushqim nga jashtë. Ai e konsumon atë ushqim. Ushqimin e burgut jo, sepse ai ka dhe disa ilaçe. Ai nuk mund të hajë çdo lloj ushqimi pasi ndjek një terapi në lidhje me tensionin arterial”, tha Gjokutaj.

Ndërsa për sigurinë e jetesës, Gjokutaj thekson se nuk ka shfaqur asnjë shqetësim të tillë.

“Nuk ka shfaqur asnjë shqetësimi të kësaj natyre. Edhe të blloku i sigurisë, autoritete kanë bërë të mundur të mos ketë konflikte. As ai nuk ka asnjë pretendim. Edhe në lidhje me trajtimin nga administrata ka qenë korrekt dhe rigoroz”, tha ai.

Promoted Content

PËRGJIGJE

Ju lutem, shkruani komentin tuaj!
Ju lutem, shkruani emrin tuaj këtu