I dolën SMS me Samir Manen, Marin Gjonajn, Theodhori Çamin, Armando Dukën, etj., Monika: Une do ta zbres Ramën me këmbë në tokë

0

Deputetja e Partisë së Lirisë, Monika Kryemadhi ka ankimuar vendimin e Shkallës së Parë të GJKKO-së për masën e sigurisë.

Ndaj saj është caktuar “detyrim paraqitje”, por Kryemadhi e kundërshton masën e vendosur.

Ankesa e saj është dërguar me postë që të shtunën, ndërkohë që sot, pritet që ankimim të bëjë edhe Ilir Meta.

Avokati i kreut të PL-së, Genc Gjokutaj ka paralajmëruar se përveç kundërshtimit të masës “arrest në burg”, do të bëjë edhe një kallëzim edhe lidhur me mënyrën e ekzekutimit të vendimit të Gjykatës së Posaçme.

Teksa ankimimet për procesin kanë nisur, Kryemadhi është paraqitur sot në orën 12:00 në SPAK, në zbatim të masës së sigurisë “Detyrim paraqitje”.

Gjatë një komunikimi me gazetarët, Kryemadhi tha: Do të njiheni me të vërtetat e Monika këmbësores dhe satelitëve të Shqipërisë. Po patjetër që ka vlerë çdo gjë. Fija që e zbres me këmbë në tokë jam unë, Monika Kryemadhi. Me Metën nuk kam mundur që të komunikoj.

Promoted Content

PËRGJIGJE

Ju lutem, shkruani komentin tuaj!
Ju lutem, shkruani emrin tuaj këtu